Skip to content

Feed Facts

Historia e trishtë e milionerit vlonjat! Sëmundja e rëndë me të cilën po përballet njeriu që ndërtoi kaq shumë

Posted on May 10, 2026 By admin No Comments on Historia e trishtë e milionerit vlonjat! Sëmundja e rëndë me të cilën po përballet njeriu që ndërtoi kaq shumë

Për vite me radhë, Sulo Shehu është konsideruar si një nga emrat më të fuqishëm të biznesit në jug të Shqipërisë. Nga tregtia e elektroshtëpiakëve, te importi i çimentos dhe më pas ndërtimi, ai arriti të krijojë një nga perandoritë më të mëdha financiare në Vlorë, aq sa shumë njerëz e konsideronin si njeriun që ndërtoi “gjysmën e qytetit”.

Por prej kohësh, biznesmeni është larguar nga jeta publike dhe shfaqjet e tij janë bërë gjithnjë e më të rralla. Sipas burimeve pranë njerëzve që e njohin nga afër, Sulo Shehu po përballet prej vitesh me probleme serioze shëndetësore dhe dyshohet se vuan nga demenca.

Njerëz pranë familjes tregojnë se gjendja e tij është përkeqësuar gradualisht me kalimin e viteve, e si rrjedhojë ka ardhur dhe shkëputja e tij nga jeta publike. Sipas të njëjtave burime për Neësbomb.al, vajzat e biznesmenit e kanë dërguar disa herë për trajtim në Itali, në përpjekje për të marrë kujdës më të specializuar për gjendjen e tij ku dhe qëndroi për një periudhë kohore prej një viti.

Tanimë është kthyer sërish në banesën e tij, dhe po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm për shkak të problemeve neurologjike.

Në mes të gjithë kësaj situate delikate, së fundmi në rrjete sociale ka nisur të qarkullojë një video që ka shkaktuar reagime të forta publike. Për arsye etike, pamjet nuk do të publikohen.

Videoja, e cila sipas burimeve është filmuar rreth një vit më parë, e shfaq Sulo Shehu të ulur në një karrige, dukshëm në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe i çorientuar. Në pamje shihet një infermiere që i mban dorën dhe kërcen pranë tij, ndërsa personi që filmon dëgjohet duke thënë: “Hajde Sulo, të hedh 500 çen…”.

Pamjet kanë shkaktuar indinjatë të fortë, sidomos për mënyrën sesi është trajtuar një person i moshuar dhe me probleme të rënda shëndetësore.

Shumë qytetarë e kanë konsideruar rastin si një shkelje të rëndë të etikës njerëzore dhe profesionale, duke theksuar se një person në atë gjendje ka nevojë për qetësi, dinjitet dhe kujdes, jo për t’u filmuar dhe më pas për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale.

Historia e Sulo Shehu mbetet një nga historitë më të forta të suksesit të biznesit në Shqipërinë e pas viteve ’90. Ai e nisi jetën si rrobaqepës në kohën e komunizmit, për të vazhduar më pas me tregtinë dhe importimin e elektroshtëpiakëve, në një kohë kur ekonomia shqiptare sapo kishte hyrë në tregun e lirë.

Më vonë ai u kthye në një nga emrat më të fuqishëm në tregun e çimentos dhe më pas në sektorin e ndërtimit, ku shumë e konsiderojnë si një nga biznesmenët që ndikoi më shumë në transformimin urban të Vlorës.

Në një intervistë të dhënë vite më parë për gazetarin Dritan Hila, vetë Sulo Shehu kishte treguar sesi hyrja e tij në biznesin e çimentos kishte nisur krejt rastësisht.

“Ustallarët donin çimento. Vajta të blej një thes dhe u habita me çmimin. Mora numrin e telefonit që ishte sipër thesit dhe kërkova të lidhesha me fabrikën italiane.” Ai tregonte se më pas kishte udhëtuar vetë drejt Italisë për të negociuar me kompaninë italiane.

“Mora pasaportën e vëllait që kishte vizë dhe i hipa tragetit. Mora një Benz që të paraqitesha mirë para italianëve, por shkova me pantallona të shkurtra. Megjithatë, mora me vete një çantë të madhe me lireta dhe kërkova çmim konkurrues.”

Nga ai moment, biznesi i tij do të zgjerohej me ritme të shpejta, duke e kthyer në një nga njerëzit më të pasur në jug të vendit.

Por sot, historia e tij po sjell një reflektim krejt tjetër. Shumë qytetarë kanë komentuar se në fund të fundit, pavarësisht pasurisë apo suksesit, vjen një moment kur njeriu përballet me beteja që as paratë nuk mund t’i zgjidhin plotësisht.

Në rrjete sociale, shumë kanë sjellë si shembull edhe historinë e Steve Jobs, i cili pavarësisht pasurisë së jashtëzakonshme dhe mundësive të pafundme financiare, nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Kurrë më parë kaq afër ëndrrës për BE-në!”/ Rama mbledh Asamblenë e PS në Elbasan, thirrje socialistëve: Të mos e humbim kthjelltësinë! Faktorët kundër nesh…
Next Post: “Thonin për mua, do të bëhet si Putini”, Rama: T’u puthim duart shqiptarëve! Nëse 9 mandate do t’i kishin molotovarët, bllokohej integrimi

More Related Articles

Fundi i majit përvëlues dhe me temperatura deri 36 gradë, meteorologia tregon kushtet atmosferike LAJMEE
EMRI/ Sherr masiv në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin LAJMEE
During the early morning hours at the military barracks, my daughter suddenly called from her hospital bed. Her voice trembled as she LAJMEE
Një orë pasi merr lajmin se i vdiq vëllai vogël, ndërron jetë dhe ai. Dy vëllezërit shqiptarë shuhen njëri pas tjetrit LAJMEE
Polici kap një vajzë të vogël duke vjedhur këpucë 2 dollarëshe – zbehet kur ajo i tregon të vërtetën LAJMEE
Investigimi i BIRN: Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme