Skip to content

Feed Facts

Hantavirusi rrezik për një pandemi të re? Flet mjeku Alimehmeti

Posted on May 16, 2026 By admin No Comments on Hantavirusi rrezik për një pandemi të re? Flet mjeku Alimehmeti

Një alarm i ri është shkaktuar nga virusi më i ri që po qarkullon, Hantavirusi, i cili ka shkaktuar shqetësim në disa vende të botës.

Teksa gjithçka nisi në një anije turistike, ku u regjistruan të infektuarit e parë, pyetja që lind natyrshëm është nëse do të kemi sërish një pandemi të re.

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në ‘Kjo javë’ në News24 përballë gazetares Nisida Tufa, deklaroi se nuk ka vend për panik, ndërsa shtoi se me këtë virus bota bashkëjeton prej 3 dekadash.

“Nuk është problematike, nuk ka arsye që njerëzit të panikosen. Është një virus që e njohim shumë mirë, prej 3 dekadash. Në luftën e Koresë është njohur ky virus. Është virus që transmetohen nga minjtë, që e dimë që sjellin sëmundje. Vetëm ideja që përmendim miun, dikujt i rrëqethet mishi. Higjienë dhe larg minjtë.

Këtu bëhet show me këto spërkatje. Vret me një përqindje të lartë, por në shumë raste janë asimptomatike. Te pakica kur rëndohet gjendja, ka fatalitete. Ka një mundësi të vogël në Amerikë që të transmetohet nga njeri te njeriu. Duhet kontakt i ngushtë, intim, në ambiente shumë të ngushta, që të bëhet infektimi.

Në Shqipëri kemi pasur raste më përpara me ethe hemorragjike, pasi këtu në zonën e Ballkanit kemi virusin e Beogradit. Edhe ky transmetohet indirekt nga minjtë.”, tha ai. Alimehmeti përjashtoi mundësinë e shpërthimit të një pandemie. “Nuk bëhet fjalë për pandemi. Ky virus nuk ka të tilla karakteristika. Ky eliminohet në sekondë. Këtë virus e njohim të shkruar në libra, prej 3 çerek shekulli.”, shtoi ai./BalkanWeb

Views: 9
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: E rëndë në Itali, makina përplas 10 persona, shoferi plagos me thikë një kalimtar gjatë arratisjes
Next Post: Xhaxhai i la asaj një shtëpi të vjetër në male. Pastaj ajo zbuloi çfarë fshihte.

More Related Articles

Sapo u njoftua, Behuni gati se nga fundjava pritet qe te… LAJMEE
Kutia misterioze e zbuluar në shtëpinë e gjyshërve fshehte një sekret prej dekadash – askush nuk e kishte imagjinuar këtë fund LAJMEE
Mitet dhe të vërtetat rreth kancerit të mushkërive LAJMEE
E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, nëna humb jetën duke mbrojtur vajzën e saj gjatë tërmetit LAJMEE
DETAJE/ EMRAT Baxhanaku vret baxhanakun e tij LAJMEE
Një burrë mbushi oborrin me qindra goma… por kur fqinjët zbuluan arsyen e vërtetë, gjithçka ndryshoi. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme