Skip to content

Feed Facts

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, nëna humb jetën duke mbrojtur vajzën e saj gjatë tërmetit

Posted on June 27, 2026 By admin No Comments on E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, nëna humb jetën duke mbrojtur vajzën e saj gjatë tërmetit

Mes tragjedisë së shkaktuar nga dy tërmetet shkatërruese në Venezuelë, një nënë u bë simbol i sakrificës, duke dhënë jetën për të shpëtuar vajzën e saj të vogël.

Lajmi u bë publik nga futbollisti venezuelian Héctor Bello, i cili, përmes një mesazhi emocional në Instagram, njoftoi se bashkëshortja e tij Andrea sakrifikoi jetën për të mbrojtur vajzën e tyre gjatë dy lëkundjeve të fuqishme sizmike.

“Do t’i tregoj vajzës sonë historinë se si e shpëtove. Si dhe jetën tënde për të, si ishe një grua e guximshme që nuk e braktise kurrë, deri në frymën e fundit”, shkroi Bello.

Sipas mediave vendase, Andrea u gjet e pajetë nën rrënoja, ndërsa vajza e çiftit arriti të mbijetojë. Futbollisti bëri me dije se e bija ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, së bashku me tezen e saj.

Në një tjetër mesazh prekës, Bello shkroi: “Si do t’ia shpjegoj vajzës sonë se ti humbe jetën për të shpëtuar të sajën dhe unë nuk isha aty për të bërë asgjë? Më jep forcë.”

Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në zonat e prekura nga katastrofa, ku deri tani raportohen të paktën 920 viktima dhe mbi 3.000 të plagosur. Dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur.

Mes viktimave janë edhe dy futbollistë të rinj. Klubi Caracas Fútbol Club konfirmoi vdekjen e lojtarit të ekipit U-18, Razan Sijaa, i cili humbi jetën bashkë me familjarët e tij në La Guaira. Po ashtu, humbi jetën edhe futbollisti Victor Palacios, pjesë e akademisë së Club Sport San Agustín.

Katastrofa ka prekur edhe personalitete të njohura. Ish-Miss Venezuela, Giselle Reyes, njoftoi se nëna e saj ndërroi jetë pasi ndërtesa ku jetonte u shemb nga tërmeti. Sipas saj, e ëma pësoi një atak në zemër si pasojë e tronditjes së fortë.

Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu vdekjen e katër shtetasve spanjollë, një portugezi dhe dy brazilianëve, ndërsa shumë persona të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndërsa bilanci i viktimave pritet të rritet.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Ngjarje tragjike në vend, rrufeja vret një person (EMRI)
Next Post: FIFA bën çudinë dhe tërheq dënimin për lojtarin e SHBA-ve, Trampi: Faleminderit që bëtë atë që duhet

More Related Articles

Alarm për “karamelet me dr*gë” pranë shkollave, Hita shkresë Ministrisë së Arsimit: Merrni masa! LAJMEE
Një Orka Vazhdon Të Ndjekë Një Fëmijë — Ajo Që Bën Më Pas I Lë Të Gjithë Pa Fjalë LAJMEE
Peshkatari kapi një krijesë të çuditshme – ekspertët u zverdhën kur e panë më nga afër. LAJMEE
👉 Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte! 😳 LAJMEE
“A e di ti që Erion Veliaj i çonte bukë Ndrenikës në shtëpi?” Nora Malaj e tronditur për gjendjen e artistëve LAJMEE
LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme