Skip to content

Feed Facts

Eglanti u ekzekutua në abientet e një zyre, pamjet filmike fundosin “Mand Dhelprën”

Posted on June 10, 2026 By admin No Comments on Eglanti u ekzekutua në abientet e një zyre, pamjet filmike fundosin “Mand Dhelprën”

Paraditen e 4 qershorit, 34-vjeçari Eglant Koçi u largua nga banesa e tij për të takuar mikun e tij, Armand Shakaj, në një ambient zyre në një pallat pranë bulevardit “Zhan D’Ark” në Tiranë. Sipas hetimeve, Koçi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në ndërtesë, por jo duke dalë prej saj.

Gjatë këqyrjes së zyrës, grupi hetimor ka gjetur gjurmë gjaku dhe materiale biologjike, prova që konsiderohen kyçe për zbardhjen e fatit të 34-vjeçarit. Në katin e dytë të pallatit ndodhen disa njësi tregtare të monitoruara me kamera sigurie, të cilat kanë dokumentuar hyrjen e Koçit, por jo largimin e tij.

Sipas dyshimeve të hetuesve, Armand Shakaj është përpjekur të fshijë gjurmët pas ngjarjes, duke ndërhyrë në sistemin e kamerave të sigurisë në korridoret e pallatit. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se pas çaktivizimit të kamerave të brendshme, ai dyshohet se ka urdhëruar kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferi, të ndërpriste energjinë elektrike, çka do të shmangte regjistrimin e lëvizjeve në zonë.

Prokuroria dyshon se gjatë kësaj kohe është bërë transportimi i trupit të 34-vjeçarit nga ambientet e zyrës drejt automjetit tip “Porsche” të përdorur nga i dyshuari, i cili ndodhej i parkuar jashtë ndërtesës.

Enea Zyferi është arrestuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje dhe Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Në deklarimet e dhëna para gjykatës, ai ka pretenduar se nuk kishte dijeni për fatin e Eglant Koçit dhe se kishte zbatuar vetëm urdhrat e pronarit të tij, i cili, sipas tij, i kishte thënë se do të transportonte një frigorifer.

Pas disa ditësh hetimesh intensive, Policia e Tiranës arriti të lokalizojë automjetin e Armand Shakajt. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit janë gjetur materiale biologjike, të cilat janë sekuestruar dhe dërguar për ekspertim.

Një tjetër provë me rëndësi për hetimin është edhe motori i Eglant Koçit. Sipas hetimeve paraprake, pas ngjarjes i dyshuari e ka lëvizur mjetin fillimisht në zonën e Tregut Elektrik dhe më pas në “5 Maji”, ku u gjet dhe u sekuestrua nga policia.

Tashmë gjurmët biologjike dhe provat e mbledhura në zyrë, automjet dhe motor janë dërguar në laboratorin shkencor. Rezultatet e ekspertimeve pritet të hedhin më shumë dritë mbi një nga ngjarjet më të rënda kriminale të javëve të fundit.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Next Post: Djali U Rikthye Në Jetë Pas Një Aksidenti Me Makinë — Mesazhi Që Zbuloi I Tronditi Të Gjithë

More Related Articles

Temperatura rekord në Europë: Shtatë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë LAJMEE
Alternime kthjellimesh dhe vranësira, parashikimi i motit për sot LAJMEE
Djali dorëzonte gjithmonë detyrat bosh – ajo që mësuesja gjeti në çantën e tij i tronditi të gjithë LAJMEE
Një nënë gjeti qindra dollarë në çantën e vajzës së saj 13-vjeçare — e vërteta pas kësaj zbulimi është e pabesueshme LAJMEE
Kthehen reshjet dhe i ftohti! Meteorologia Porja: Ja kur vjen vera e vërtetë LAJMEE
Gruaja Kthehet Në Shtëpi Dhe Gjen Një “Vezë” Të Çuditshme Të Varur Në Tavanin e Dhomës LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme