Skip to content

Feed Facts

Temperatura rekord në Europë: Shtatë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë

Posted on May 26, 2026 By admin No Comments on Temperatura rekord në Europë: Shtatë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë

Shtatë persona kanë humbur jetën në Francë, ndërsa një valë e fortë të nxehti po sjell temperatura rekord në mbarë Europën.

Pesë persona janë mbytur në liqene, lumenj ose pranë plazheve gjatë fundjavës, teksa Franca po përballet me temperatura përvëluese, deklaroi të martën ministrja e deleguar për Energjinë, Maud Bregeon.

Autoritetet meteorologjike kanë lëshuar alarme për mot ekstrem, pasi një vrapues 53-vjeçar pësoi arrest kardiak dhe humbi jetën gjatë një gare në Paris të dielën, ndërsa një grua ndërroi jetë nga goditja e të nxehtit gjatë një aktiviteti sportiv në Lyon.

Ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari, paralajmëroi se disa gara sportive mund të anulohen në ditët në vijim për shkak të temperaturave të larta. Ajo u bëri thirrje organizatorëve të forcojnë masat mjekësore dhe të sigurojnë ujë të mjaftueshëm për pjesëmarrësit.

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë regjistruar temperatura rekord për muajin maj gjatë fundjavës. Në Paris u shënua dita e parë e këtij viti me temperatura mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në Britani u regjistrua një rekord i ri prej 34.8°C.

Sipas shërbimeve meteorologjike, temperaturat në jugperëndim të Francës mund të arrijnë deri në 40°C të premten, ndërsa rajoni i Brittany në veriperëndim po përgatitet për temperatura deri në 36°C.

Agjencia meteorologjike franceze ka shpallur alarm portokalli për veriperëndimin e vendit dhe alarm të verdhë për stuhi të mundshme në pjesën qendrore dhe perëndimore.

Edhe Italia po përballet me temperatura ekstreme, ku në disa rajone janë vendosur kufizime për punën në ambiente të hapura. Alarme portokalli janë lëshuar për rreth një duzinë qytetesh, sidomos për grupet më të rrezikuara.

Në Gjermani, temperaturat kaluan 30°C për herë të parë këtë vit dhe meteorologët paralajmërojnë se i nxehti do të vijojë të intensifikohet gjatë javës.

Ekspertët e lidhin këtë valë ekstreme të të nxehtit me fenomenin e njohur si “kupola e nxehtësisë” (“heat dome”), një dukuri atmosferike që po fuqizohet nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Virusi vd*kjeprurës i minjve/ Mjekja zbulon kush rrezikohet më shumë
Next Post: Dhia “mjeshtre e notit”, mahnit turistët në Liqenin e Komanit

More Related Articles

Djali 8-vjeçar zhdukej çdo natë – babai vendos ta ndjekë fshehurazi dhe zbulon arsyen e pabesueshme LAJMEE
Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat LAJMEE
Një nënë e ve zbulon se djali i saj 16-vjeçar dilte fshehurazi – arsyeja e tij e la të habitur LAJMEE
Panic as Several Dogs Confront Giant Python to Protect Their Owner LAJMEE
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore LAJMEE
Tre ditë nuk kishte kontaktuar me familjarët, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë, dyshohet se… LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme