Skip to content

Feed Facts

Dhunohet rëndë brenda qelisë, biznesmeni i njohur shqiptar

Posted on May 23, 2026 By admin No Comments on Dhunohet rëndë brenda qelisë, biznesmeni i njohur shqiptar

Është dhunuar keq në paraburgimin e Vlorës, Eduard Alikaj, pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, i cili mbahet në burg si pasojë e vjedhjeve të disa makinerive me vlerë të konsiderueshme në shtetin Italian.

Konflikti i dhunshëm që përfundoi me dëmtime të rënda për Eduard Alikaj, është rregjistruar rreth orës 15:35 të mesditës së sotme në katin e dytë të paraburgimit të Vlorës.

Sipas burimeve, në katin e dytë të “Godinës A”, ka ndodhur një përplasje mes të paraburgosurve Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, janë futur në dhomën Nr. 11 ku ndodhej i paraburgosuri Eduard Alikaj, të cilin kanë filluar ta godasin fizikisht.

Në këtë konflikt ka marë pjesë dhe Bebeto Basha, i arrestuar për shpërndarje droge. Dyshohet se Basha, ka qënë iniciatori i këtij konflikti të rëndë.

Për shkak të situatës së krijuar, sektori i paraburgimit është kaluar menjëherë në rregjim burgu dhe janë marrë masat për rivendosjen e rendit dhe sigurisë.

Protagonistët e këtij konflikti mësohet se janë transferuar në burgun e Reçit, në paraburgimin 302 në Tiranë, në Burrel dhe një tjetër në burgun e Drenovës në Korçë.

Ndërsa personi i dëmtuar rëndë si pasojë e goditjeve, është transportuar në spitalin e Burgut në Tiranë, për trajtim mjekësor.

Rasti është referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në prokurorinë e Vlorës.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Kush ishte i riu 36-vjeçar që humbi jetën ndërsa u përplas me motor me një mjet?
Next Post: Gjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

More Related Articles

I dhuroi këpucët e fundit një të panjohuri, pa e ditur kush ishte ai në të vërtetë LAJMEE
DOKUMENTET / Skandali në Lushnje: Saimir Korreshi hipotekoi toka pa tituj pronësie (akuzat) LAJMEE
Pas 23 ditë protesta masive në Tiranë, reagon kompania e Kushner LAJMEE
She Once Weighed Over 1,000 Pounds — Her Incredible Transformation Years Later LAJMEE
‘Isha në listën e zezë të Berishës’/ Truproja i Nanos: Donin të më vrisnin mua dhe 30 eksponentë të PS! U rrahën me bishta lopate gra e burra LAJMEE
Mjeku e kontrolloi me ultratinguj dy herë — pastaj u largua nga dhoma pa thënë asnjë fjalë. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme