Skip to content

Feed Facts

‘Isha në listën e zezë të Berishës’/ Truproja i Nanos: Donin të më vrisnin mua dhe 30 eksponentë të PS! U rrahën me bishta lopate gra e burra

Posted on May 29, 2026 By admin No Comments on ‘Isha në listën e zezë të Berishës’/ Truproja i Nanos: Donin të më vrisnin mua dhe 30 eksponentë të PS! U rrahën me bishta lopate gra e burra

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka rrëfyer episode nga dhuna e ushtruar gjatë zgjedhjeve të 26 majit 1996, por edhe pas tyre.

Agolli e përshkroi situatën në protestën e opozitës socialiste në 28 maj 1998 (2 ditë pas zgjedhjeve të manipuluara) si një tmerr të vërtetë, ku u rrahën burra dhe gra nga Policia e Sali Berishës.

Gjatë rrëfimit të tij, Agolli tregoi se mes efektivëve të Policisë, kishte edhe prej tyre që flisnin gjuhë sllave, të cilët ishin kamufluar me uniforma të ‘Bluve’.

Sipas Agollit, gjatë protestës nuk u përdorën vetëm shkopa gome, por edhe shkopinj druri apo bishta lopate.

Dhunës së ashpër sipas Agollit, nuk i shpëtuan as deputetë, si Ritvan Peshkopia dhe Blendi Gonxhe, që sipas tij janë tërhequr zvarrë në mes të sheshit.

“Ishte tmerr i vërtetë. Në datën 28 ishte tmerr i vërtetë. Janë rrahur deputetë. Janë rrahur edhe deputetët e PD-së, që kishin kaluar te Neritan Ceka. Si Ritvan Peshkopia dhe Blendi Gonxhe. Janë tërhequr zvarrë që e kam parë me sytë e mi. Më bënte përshtypje, nga uniformat me kamuflazh të efektivëve, kishte shumë njerëz që flisnin gjuhë sllave. Ata ishin më të tmerrshmit. Me hunj, me bishta lopate rrihnin gra edhe burra. Të gjithë ata që janë me gjak, edhe Servet Pëllumbi, edhe ai tjetri që ishte me gjak, ishte gazetar spanjoll”, tha mes të tjerash Agolli.

Agolli tha se urdhërat për dhunimin e protestuesve jepeshin nga Presidenti i Kohës, Sali Berisha.

“Nuk ka ngelur deputet, gra e motrat tona pa u rrahur. Unë kam qenë në shesh, në sheshin Skënderbej. Ai ka qenë ministri i Brendshëm i PD-së, por unë e kam në vesh edhe më pas ja kam thënë, që merrte urdhëra nga 01, i cili ishte atëherë Presidenti i Republikës. Pra urdhëri i Sali Berishës ishte vetëm dhunë e dajak mbi demonstruesit. Që atëherë pastaj Agron Musaraj dhe Aleksandër Meksi nuk bënë më pazare me Berishën, u tërhoqën nga politika”, vijoi më tej Agolli.

Në përfundim Agolli tha se ai vetë, por edhe 30 eksponentë të lartë të Partisë Socialiste ishin në listën e zezë të SHIK-ut të kohës për t’u ekzekutuar.

Duke e krahasuar Berishën me Enver Hoxhën, Agolli ironizoi kryedemokratin, duke cituar deklaratën e tij se ‘do të bëhej kryeministër 95-vjeç’.

“Kur një popull demonstronte për vjedhjen e votës… Tani doli Skrapari 110 %. E imagjinoni dot ju tani? As në kohën e Enver Hoxhës nuk ishte bërë ashtu. Ka qenë masakra më e tmerrshme. Ne ishim 30 vetë, duke kapur gjithë udhëheqjen e PS-së, ishim në listën e zezë të SHIK. Vite të tmerrshme. Po i njëjti njeri që ka bërë gjithë atë dhunë, kërkon të bëhet si ai 95-vjeçari pa emër që ishte bërë kryeministër”, përfundoi Agolli.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Nis gara për hapësirën! Kush do ta kapë asteroidin që vlen triliarda dollarë?
Next Post: Avioni u zhduk vite më parë. Dekada më vonë e gjetën, dhe ajo që zbuluan brenda ishte e pabesueshme.

More Related Articles

I zhdukur prej 18 vitesh, dhimbja e një nëne që pret të dijë fatin e djalit të saj… LAJMEE
Avion i humbur gjendet pas dekadash – studiuesit mbeten të habitur kur shohin çfarë ka brenda. LAJMEE
Pesë pije që ulin tensionin e lartë LAJMEE
Stafi i spitalit ngriu nga tmerri kur një qen hyri në spital duke mbajtur këtë… LAJMEE
Ajo ishte e martuar për 30 vjet dhe nuk e kishte idenë kush ishte burri i saj.Misteri i Bob Robinson LAJMEE
Djali i zhdukur del nga pylli pas 11 vitesh – Nëna e zbehet kur sheh kush qëndron pas tij! LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme