Skip to content

Feed Facts

“Delfinë” për Hormuzin? Pentagoni: Irani nuk ka delfinë ushtarakë, SHBA i përdor vetëm për zbulim

Posted on May 6, 2026 By admin No Comments on “Delfinë” për Hormuzin? Pentagoni: Irani nuk ka delfinë ushtarakë, SHBA i përdor vetëm për zbulim

Mes shqetësimeve që rrethojnë minimin e Ngushticës së Hormuzit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u pyet nëse Teherani mund të përdorë delfinë për t’u përballur me Marinën amerikane.

Një burim i njohur me operacionet amerikane në gjirin e Hormuzit i tha CNN se ushtria amerikane nuk po përdor delfinë në këtë zonë. Megjithatë, Marina e SHBA-së ka prej dekadash një program për trajnimin e delfinëve për të ndihmuar në zbulimin e minave. Programi i Gjitarëve Detarë është pjesë e departamentit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit (ISR) brenda Qendra së Informacionit Detar në Paqësor të Marinës amerikane. Delfinët e këtij programi nuk janë “kamikazë”, pasi nuk sakrifikojnë jetën për të shpërthyer mina, por përdoren për zbulim.

Ai u përgjigj se mund të “konfirmonte” që Irani nuk ka delfinë për t’i përdorur në operacione detare, por shtoi me ironi se nuk do të “konfirmonte apo mohonte nëse SHBA-ja ka delfinë kamikazë”.

“Ne përdorim gjitarë detarë për të ndihmuar në identifikimin e objekteve nën ujë dhe për të mbrojtur portet duke zbuluar mjetet e rrezikshme,” tha Scott Savitz, inxhinier i lartë në RAND Corporation, i cili më parë ka punuar me komandën e çminimit të forcave detare amerikane. SHBA nuk është e vetmja që përdor delfinë për qëllime ushtarake: Rusia i ka përdorur për të ruajtur portet, ndërsa Irani ka blerë delfinë në vitin 2000, sipas BBC. Megjithatë, ata delfinë ka gjasa të jenë tashmë shumë të vjetër për përdorim, dhe nuk ka prova që Irani ka aktualisht një program aktiv me gjitarët e detit.

The Wall Street Journal raportoi muajin e kaluar se Irani kishte shqyrtuar përdorimin e delfinëve që mbajnë mina si një mënyrë e re për t’iu kundërvënë përpjekjeve amerikane për hapjen e ngushticës.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Kryepolici anulon urdhrin që dha, rikthehen patrullat nëpër rrugë, tani edhe më intensive
Next Post: 👉 Roja 78-vjeçar u pushua nga puna pa paralajmërim… por kur drejtori e pa në lajme, mbeti pa fjalë! 😳

More Related Articles

Një baba ushtarak bëri një foto pasi pa ushqimet e një blerësi tjetër LAJMEE
Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi? LAJMEE
👉 Kur një djalë hyri në një kopsht zoologjik të braktisur… ajo që pa në një rezervuar uji të errët i ngriti gjakun! 😳 LAJMEE
Nuk ju zë gjumi? Mjeku zbulon “sekretin” si të flini për 60 sekonda LAJMEE
Kërcet arma në vend, përplasje mes një personi dhe policisë, një i plagosur LAJMEE
Pengesa në Bruksel/ 3 shtete të BE-së nuk japin dritën jeshile për Shqipërinë LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme