Skip to content

Feed Facts

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do shiten

Posted on May 20, 2026May 20, 2026 By admin No Comments on Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do shiten

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

Bordi ka ulur çmimin e naftës me 3 lekë dhe me 1 lek çmimin e benzinës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot në orën 18.20.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 20 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 20 ora 18.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%./Top Channel

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Kur kjo nënë e tre fëmijëve bëri një test ADN-je, rezultati tronditës i bëri t’i bjerë zemra në fund të barkut.”
Next Post: “Paske marrë burrë të martuar”, Alketa Vejsiu i përgjigjet ndjekësve pasi publikoi vajzën e bashkëshortit

More Related Articles

Evelyn Swung the Emergency Hammer at the Buick Window LAJMEE
VIDEO duke festuar në burgun e Peqinit, e pësojnë keq të b urgosurit, ja çfarë u bën policia LAJMEE
“Burri Po Fotografonte Gruan e Tij në Varkë – Por Një Detaj në Oqean i Tronditi” LAJMEE
FOTO/ Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve LAJMEE
Doni të keni rroba të bardha si bora? Paska qënë kaq e thjeshtë dhe nuk e kemi ditur LAJMEE
“Mafia shqiptare qarkullon 18 miliardë USD në vit”, Reportazhi i TV: Ja si ish-agjenti i SHISH u bë “kokë” droge në Kili! LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme