Skip to content

Feed Facts

VIDEO duke festuar në burgun e Peqinit, e pësojnë keq të b urgosurit, ja çfarë u bën policia

Posted on May 1, 2026 By admin No Comments on VIDEO duke festuar në burgun e Peqinit, e pësojnë keq të b urgosurit, ja çfarë u bën policia

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas publikimit të një videoje nga gazetari Flamur Nezaj, ku pretendohet se të dënuar shfaqen duke festuar në qeli me alkool dhe telefona celularë.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, videoja ka qenë më herët në vëmendjen e tyre dhe dyshohet se është filmuar në qelitë e Burgut të Durrësit. Për këtë rast, ndaj zinxhirit komandues të institucionit kanë nisur verifikimet.

Po ashtu, në njoftim theksohet se personat e shfaqur në video janë identifikuar dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

Ndërkohë, nënvizohet se kontrollet janë intensifikuar dhe vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Vetëm sot, në Burgun e Durrësit janë gjetur disa telefona celularë.

Deklarata e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Flamur Nezaj, sqarojmë si vijon:

Së pari, falënderojmë gazetarin për informacionin e bërë publik dhe inkurajojmë çdo qytetar apo gazetar të denoncojë çdo akt të paligjshëm apo shkelje që cenon sigurinë në institucionet penitenciare.

Së dyti, sqarojmë se personat e shfaqur në video janë identifikuar nga strukturat tona dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

Menjëherë pas qarkullimit të videos, është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe kanë nisur procedurat për hetim të plotë. Hetimi përfshin të gjithë personat e identifikuar në video, si dhe verifikimin e plotë të zinxhirit komandues në IEVP Durrës, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive në çdo nivel.

Paralelisht, strukturat e IEVP Durrës vijojnë kontrollet intensive me qëllim identifikimin e plotë të përgjegjësive dhe nisjen e procedimeve penale për personat e përfshirë.

Situata aktuale nuk është ajo që paraqitet në video. Kontrollet janë intensifikuar dhe vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar kontrolle të befasishme dhe të imtësishme në disa institucione.

Në IEVP Durrës janë kapur në flagrancë dhe sekuestruar tre telefona celularë. Poseduesit e këtyre pajisjeve janë ndër personat e identifikuar në video. Ndaj tyre janë marrë masa të menjëhershme, duke u vendosur në veçim dhe duke u proceduar penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk toleron asnjë shkelje. Çdo rast trajtohet me masa konkrete, përgjegjësi individuale dhe ndjekje penale.

Mesazhi është i qartë: siguria nuk negociohet. Çdo shkelje do të goditet pa kompromis dhe kontrolli në institucionet penitenciare do të vijojë të forcohet çdo ditë.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Tronditëse/ Grabitet me armë banka, autori vret 2 punonjës dhe arratiset
Next Post: Burri Zbulon Diçka të Papritur Pas Vdekjes së Gruas së Tij 60-Vjeçare – E Vërteta e Marrëdhënies Së Tyre Del në Dritë

More Related Articles

Vrau me makinë dy fëmijë/ Sot jepet masa e sigurisë për shoferin në Durrës LAJMEE
A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme? Zbulojeni tani LAJMEE
Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru LAJMEE
“Ndoshta halli më bëri që të të dashuroja”, Etleva ia thotë “troç” burrit LAJMEE
Gorilla Suddenly Grabs Woman’s Clothing Through Zoo Fence — What Happened Next Left Visitors Terrified! 🦍😱 LAJMEE
👉 Një i pastrehë mori mikrofonin në dasmë — nusja shpërtheu në lot! 😳 LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme