Skip to content

Feed Facts

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Posted on June 13, 2026 By admin No Comments on Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë, ndërsa benzina është ulur me 1 lek.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 14:00.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 13 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 183 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 171 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 170 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 158 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit. Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 88 lekë.

Views: 4
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Arratisje si në filma/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë! (Video)
Next Post: Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vrau dhe zhduku trupin e shokut, çfarë u gjet brenda ‘Porsche’

More Related Articles

Sipas studimeve të fundit, shtatzënia në këtë moshë sjellë fëmijët më të zgjuar LAJMEE
“Iku me vrap”- Detajet e reja nga plagosja e 42-vjeçarit gjatë operacionit policor në Greqi, “Titi” shoqërohej nga një këngëtar i njohur shqiptar! LAJMEE
Shqipëria në finalen e “Eurovision”/ Alis mahnit Europën me performancën e “Nân” LAJMEE
Ndodh gjatë publicitetit, Adioni ofendon rëndë Mimozën: Kuç*kë plakë (Video) LAJMEE
Cilët janë ata faktorë që çojnë në varësi ndaj alkoolit? LAJMEE
19-Vjeçarja Lindi Foshnjën — Mjeku Thirri Policinë Kur “Babai” Hyri Dhe E Njohu LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme