Shqipëria është kualifikuar në finalen e madhe të “Eurovision” falë performancës së jashtëzakonshme të Alis me këngën “Nân”.
Këngëtari nga Shkodra ndezi skenën e Vjenës me një interpretim emocional, vokal të fuqishëm dhe një paraqitje që rrëmbeu menjëherë zemrat e publikut europian.
Performanca u bë edhe më e veçantë nga prania në skenë e aktores Rajmonda Bulku, duke i dhënë këngës një dimension artistik dhe emocional edhe më të fortë.
Me skenografi moderne, atmosferë dramatike dhe efekte vizuale mbresëlënëse, Alis solli një nga interpretimet më të spikatura të natës në arenën “Wiener Stadthalle”.
Tani emocionet zhvendosen drejt finales së së shtunës, ku Alis do të rikthehet në skenën e madhe me synimin për t’i dhënë Shqipërisë një rezultat historik në “Eurovision”.