Vrau me makinë dy fëmijë/ Sot jepet masa e sigurisë për shoferin në Durrës

1 Views

Sot,në orën 11.00 masa e sigurisë në ngarkim të autorit të aksidentit në Durrës që u mori jetën 2 fëmijëve dhe la ta plagosur një fëmijë të tretë që po trajtohet ne Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën pas mesditës në zonën e kënetës ne Durrës dhe sipas njoftimeve të policisë shoferi ka qene nën efektin e alkolit kur ka ndodhur ngjarja.

Nikollë Rradaçi, 57 vjeç, është marrë dy herë në pyetje pasi fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike por edhe nën efektin e alkoolit. “Më vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur”,- mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari.

Nikolle Rradaçi është një person që ishte bërë shqetësim për banorët e zonës, të cilët disa herë ishin ankuar edhe në polici për shkak se ai ecte me shpejtësi të lartë në rrugët e lagjes dhe në gjendje të dehur në timon.

57- vjeçari ishte ndëshkuar disa herë nga policia, në dy raste i ishte hequr edhe leja e drejtimit pasi ishte kapur nga policia teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në një farë mënyre, aksidenti tragjik që ndodhi sot ishte një ngjarje e paralajmëruar.

Leave a Comment