Skip to content

Feed Facts

U tradhtua nga udhëtimet e gruas, si e lokalizoi Italia Kol Bushpepën në Tiranë

Posted on May 7, 2026 By admin No Comments on U tradhtua nga udhëtimet e gruas, si e lokalizoi Italia Kol Bushpepën në Tiranë

Pas më shumë se katër vitesh në arrati, autoritetet italiane kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë në Tiranë Kol Bushpepën, i konsideruar nga hetuesit si një nga figurat kyçe të trafikut të kokainës në zonën e Venecias.

Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar, ku vendimtare rezultuan lëvizjet dhe udhëtimet e bashkëshortes së tij drejt Shqipërisë.

Sipas mediave italiane, hetuesit e Skuadrës Mobile të Venecias, të drejtuar nga Eugenio Masino, ndoqën për vite me radhë gjurmët e lëna nga rrethi i ngushtë i Bushpepës. Dyshimet u përqendruan tek bashkëshortja e tij, e cila kishte udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë, duke përdorur itinerare të ndryshme dhe makina që ndërroheshin vazhdimisht për të mos rënë në sy.

Megjithatë, pavarësisht masave të marra për të shmangur zbulimin, hetuesit arritën të kuptonin se Bushpepa fshihej në Tiranë. Pas identifikimit të vendit ku qëndronte, autoritetet italiane kërkuan bashkëpunimin e policisë shqiptare, e cila realizoi arrestimin e tij në kryeqytet.

Ndaj Kol Bushpepës ishte lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Interpol, pasi ai ishte zhdukur menjëherë pas dënimit të formës së prerë në vitin 2022. Ai ishte dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 10 ditë burg për “organizatë kriminale” dhe “trafik droge”.

Karriera kriminale e Bushpepës në Itali nis që në vitin 2009, kur emri i tij u shfaq për herë të parë në hetimet e Policisë së Venecias për trafik droge. Në vitin 2012 ai u përfshi në një operacion të madh antidrogë, ku u sekuestruan 229 kilogramë marijuanë, kokainë dhe një armë zjarri.

Sipas hetuesve italianë, në vitin 2021 Bushpepa ishte kthyer në një nga organizatorët kryesorë të trafikut të kokainës në zonën e Venecias, duke drejtuar një rrjet të strukturuar që shpërndante kilogramë droge çdo muaj. Gjatë kontrolleve në banesën e tij në Mestre, policia kishte gjetur edhe 70 mijë euro cash, ndërsa dyshohet se fitimet e trafikut investoheshin në aktivitete si bed and breakfast.

Për më shumë se katër vite ai arriti t’i shpëtonte drejtësisë, duke humbur çdo gjurmë pas dënimit. Arratia e tij mori fund pas bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, që çoi në arrestimin e tij në Tiranë.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Kjo bimë ka habitur të gjithë mjekët, çaji i rozmarinës është zgjidhja për çdo problem shëndetësor
Next Post: Hantavirusi pandemia e re? OBSH reagon për herë të parë: Përhapet shumë shpejt

More Related Articles

Burri Shkon Për T’u Qethur — Por Parukierja Vëren Diçka Të Fshehur Në Flokët e Tij LAJMEE
“Rama në burg, Berisha në burg”/ Thirrje kundër gjithë klasës politike në protestën për Zvërnecin LAJMEE
Çift i ri zhduket duke bërë shëtitje në mal, 9 muaj më vonë, një roje bën një zbulim shqetësues LAJMEE
Çifti zbulon një makinë të varrosur në oborrin e pasmë – një ditë më vonë, burri largohet. LAJMEE
Investigimi i BIRN: Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit LAJMEE
Aksident i RËNDË në rrugën e Kombit! Makina përplaset me kamionçinën te “Tuneli i Kalimashit”, disa të plagosur LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme