Skip to content

Feed Facts

Panik në ajër/ Avioni me 48 pasagjerë përplaset me një dron

Posted on April 29, 2026 By admin No Comments on Panik në ajër/ Avioni me 48 pasagjerë përplaset me një dron

Një incident i pazakontë është regjistruar në SHBA, ku një avion i United Airlines është përplasur në ajër me një objekt që dyshohet të ketë qenë dron.

Ngjarja ndodhi në San Diego, kur avioni tip Boeing 737, fluturimi 1980, ishte në një lartësi rreth 1000 metra, pak para uljes. Avioni ishte nisur nga San Francisco dhe kishte në bord 48 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi.

Sipas pilotit, objekti që goditi avionin ishte “i vogël, i kuq dhe me shkëlqim”, ndërsa komunikimi me kullën e kontrollit është publikuar edhe në rrjetet sociale.

Nga ana e kompanisë ajrore është bërë e ditur se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe pas kontrollit teknik nuk janë konstatuar dëmtime. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Autoriteti amerikan i aviacionit, Federal Aviation Administration, ka nisur hetimet për të zbuluar natyrën e objektit dhe si ka mundur të arrijë në atë lartësi.

Sipas rregullave në fuqi, dronët nuk lejohen të fluturojnë mbi 400 këmbë pa autorizim të posaçëm dhe duhet të shmangin hapësirat ajrore pranë aeroporteve, çka e bën rastin edhe më misterioz.

Ekspertët theksojnë se përplasjet mes avionëve dhe dronëve janë të rralla, por rastet e raportuara janë në rritje vitet e fundit, duke ngritur shqetësime për sigurinë ajrore.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Next Post: Miri publikon foto pas BBVA: “Sytë nuk gënjejnë”

More Related Articles

Gruaja Kthehet Në Shtëpi Dhe Gjen Një “Vezë” Të Çuditshme Të Varur Në Tavanin e Dhomës LAJMEE
LAJMEE
Sonte dhe nesër kaos me TRANSPORTIN, kujdes nëse udhëtoni drejt Italisë LAJMEE
Eye LAJMEE
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, ja me sa do të shitet benzina LAJMEE
Mjeku “çudit” botën: Shalqiri trajton një ndër problemet më të përhapura tek shqiptarët LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme