Skip to content

Feed Facts

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, ja me sa do të shitet benzina

Posted on May 16, 2026 By admin No Comments on Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, ja me sa do të shitet benzina

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve në vend.

Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i naftës është rritur me 4 lekë, pra nga 198 lekë/litri shkon në 202 lekë/litri. Rritje në çmim ka shënuar edhe benzina e cila do të tregtohet me 3 lekë më shumë për litër, konkretisht nga 185 lekë/litri në 188 lekë /litri.

Çmimet e caktuar nga mbledhja e Bordit do të hyjnë në fuqi sot në ora 13:00.

Vendimet:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Morën 469 kg dr*gë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen dy korrierët shqiptarë kapur nga FBI-ja britanike
Next Post: Sapo u njoftua, Behuni gati se nga fundjava pritet qe te…

More Related Articles

Rikthehet me “grusht hekuri” regjimi famëkeq “41 Biss”, 27 emra “VIP” të botës së krimit drejt izolimit ekstrem në LAJMEE
Një baba ushtarak bëri një foto pasi pa ushqimet e një blerësi tjetër LAJMEE
Paralajmërimi i frikshëm i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026? LAJMEE
Këto janë shenjat paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni në këmbët tuaja LAJMEE
Dy 16 vjeçarë hapin varrin në Pogradec, policia tmerrohet kur shikon çfarë i bënin të vdekurit LAJMEE
Familja e saj e detyroi të martohej me Sulltan që ishte në koma… kur ajo e puthi gjithçka ndryshoi LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme