Skip to content

Feed Facts

Merret vendimi, OSBE zgjedh Tiranën për Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të vitit 2027

Posted on July 6, 2026 By admin No Comments on Merret vendimi, OSBE zgjedh Tiranën për Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të vitit 2027

Tirana do të mirëpresë në vitin 2027 Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Vendimi u mor pasi Asambleja Parlamentare miratoi kandidaturën e paraqitur nga Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, e cilësoi këtë si një sukses për diplomacinë parlamentare shqiptare dhe një shenjë besimi ndaj angazhimit të Shqipërisë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Sipas tij, mbajtja e sesionit në Tiranë do të krijojë mundësi për diskutime mes delegacioneve mbi çështje që lidhen me demokracinë, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërsa do të shërbejë edhe për promovimin e Shqipërisë dhe të potencialit të saj si vend mikpritës.

“Kënaqësi të bashkëndaj lajmin se Asambleja Parlamentare e OSBE-së miratoi propozimin e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë për organizimin e Sesionit të Vjeshtës 2027 në Tiranë me angazhimin e të gjitha vendeve anëtare të OSBE-së.

Kjo arritje e rëndësishme për diplomacinë parlamentare shqiptare përveçse thekson rolin e saj aktiv dhe ofron një mundësi për diskutime mbi demokracinë, sigurinë, bashkëpunimin është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar mikpritjen, vlerat dhe potencialin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ky vendim është një vlerësim besimi ndaj rolit aktiv të Shqipërisë në Asamblenë

Parlamentare të OSBE-së dhe një dëshmi e angazhimit për forcimin e dialogut parlamentar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, shkruan Klosi.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Gazetari i BBC zbulon prapaskenat e intervistës me Ramën, si reagoi për hetimet e SPAK: E pyeta nëse duhet të shqetësohemi edhe për të?!
Next Post: Temperaturat e larta, ja disa këshilla si ta përballojmë më lehtë të nxehtin ekstrem

More Related Articles

Peshkatari Zbulon Ishullin e Braktisur – Ajo që Pa e La të Zbardhur në Fytyrë LAJMEE
Me aftësi të kufizuar dhe e vetme, Majlinda ka nevojë për një strehë LAJMEE
Shikim Shokues: Çfarë Panë Inxhinierët Kur Shkarkuan Ujërat e Niagara Falls LAJMEE
Upss/ Letra e ndarjes, Vanesa godet Indrin përmes Vis Pupës LAJMEE
Pig horse LAJMEE
Fëmijët gjejnë një dhomë të fshehur pas një rafti librash në shtëpinë e tyre – dhe pastaj gjërat bëhen të çuditshme LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme