Me aftësi të kufizuar dhe e vetme, Majlinda ka nevojë për një strehë

64 Views

Një thirrje ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare me aftësi të kufizuara nga Lushnja, e cila po përballet çdo ditë me një realitet të vështirë dhe të dhimbshëm.

Majlinda jeton në kushte tepër të rënda, në një banesë të amortizuar që, sipas saj, rrezikon të shembet nga momenti në moment. Mes mureve të dëmtuara dhe pasigurisë së përditshme, ajo kalon pjesën më të madhe të kohës e vetme, pasi nëna e saj nuk mund të jetë vazhdimisht pranë saj.

Por vështirësitë e saj nuk ndalen vetëm te kushtet e jetesës. Ajo tregon se është ndjerë e pambrojtur edhe përballë sjelljeve të papranueshme të personave që njohin gjendjen e saj. Sipas saj, ka pasur raste kur individë të ndryshëm kanë tentuar të përfitojnë nga situata e saj duke e ngacmuar dhe duke kaluar kufijtë dhe duke tentuar ta përdhunojnë

Përballë kësaj situate të rëndë, Majlinda nuk kërkon luks dhe as shumë gjëra të mëdha. Ajo kërkon një dorë ndihme, një mundësi, një shans për të pasur një jetë më të sigurt dhe më dinjitoze. Kërkesa e saj shkon për çdo shqiptar që mund të japë një kontribut, qoftë edhe përmes një shoqate apo një mundësie rehabilitimi që mund ta ndihmojë të ndryshojë realitetin e saj.

Ndonjëherë një ndihmë nuk matet me shumën që jepet, por me faktin që dikush zgjedh të mos kthejë kokën nga ana tjetër. Dhe sot, Majlinda po kërkon pikërisht këtë: të mos mbetet vetëm.

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË MAJLINDËN:

Titullari i llogarisë: Majlinda Deneku

Monedha e llogarisë: ALL

Banka përfituese: Raiffaisen Bank Sha

Ibani: AL3420222006000000061087941

Kodi SWIFT: SGSBALTX

Leave a Comment