Skip to content

Feed Facts

Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor

Posted on June 1, 2026 By admin No Comments on Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor

Shqipëria do të marrë eksperiencën Izraelit për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë.

Ky është dhe qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit i firmosur nga pala shqiptare dhe ajo izrealite. Sipas ambasadores së Izraelit, Galit Peleg, vendi ynë ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ofruar pasi ka produkte organike me cilësie të lartë dhe fuqi punëtore të përkushtuar, por që ky sektor të zhvillohet më tej ka nevojë për parneritete tregtare që sjellin rritje ekonomike dhe qëndrueshmëri të sektorit.

“Bujqësia është shumë më tepër sesa një sektor ekonomik. Në një kohë kur bota po përballet me sfida të paprecedenta – nga ndryshimet klimatike dhe pasiguria gjeopolitike deri te ndërprerjet në zinxhirët globalë të furnizimit – bujqësia bëhet edhe më e rëndësishme”, tha ambasadorja izraelite.

Për zv.ministrin e bujqësisë Fatmir Guri, fermeri ynë ka nevojë të marrë dije se si të prodhojë me kushtet që kërkon BE.

“Izraeli është një nga shembujt më të qartë në botë se si bujqësia moderne nuk ndërtohet me bollëkun e burimeve por me mençurinë e përdorimit të tyre. Nuk është vetëm pyetja sa prodhojmë, por sa të sigurt dhe standardizues jemi Kjo është e rëndësishme për Shqipërinë sidomos në rrugën tonë drejt BE”, tha zv.ministri i Bujqësisë, Fatmir Guri.

Do të jetë teknologjia ajo që do të ti bëjë balle ndryshimeve klimaterike në mbarë botën.

“Ky memorandum bashkëpunimi do tillë sjellë vendet tona edhe më afër. Dhe ashtu siç e di në 2050 bota do të ushqejë 9 miliard njerëz dhe pyetja është si do ta bëjë këtë gjë?! Fermerët e së ardhmes dhe së nesërmes nuk janë vetëm fermerët e tokës , ata do të përdorin Inteligjencën Artificiale. Teknologjia dhe kërkimi janë premtimi më i madh i Izraelit dhe bota ka nevojë për to tani”, tha Oren Lavi, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë së Izraelit.

Në këtë konferencë morën pjesë 12 kompani izraelite të specializuara në teknologji bujqësore dhe siguri ushqimore të cilat do të shkëmbejnë përvojën e tyre me kompanitë shqiptare./Top Channel

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Incidenti i dhunshëm në Zvërnec, Gjykata e Vlorës merr vendimin për Geraldo Bibën
Next Post: Amnistia drejt miratimit, qeveria përgatit ndryshime, më shumë të dënuar pritet të përfitojnë

More Related Articles

Silva Bino: Hantavirusi është është regjistruar në Shqipëri LAJMEE
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale LAJMEE
“Pusho, çfarë avokati je ti, nuk të llogaris fare”/ Plas sherr e të bërtitura mes të ftuarve në studio LAJMEE
Në Shqipëri do të prodhohen anije luftarake! Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje LAJMEE
Receta me sodë bukë dhe vaj ulliri që “zhduk” 10 vjet nga fytyra, ja si ta përgatisni LAJMEE
Berisha ngatërron zgjedhjet pa garë të PD me ato parlamentare LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme