Skip to content

Feed Facts

Sulmi rus në Rumani, vjen reagimi i pare nga Rusia: Jemi në luftë! Përgatituni

Posted on May 29, 2026 By admin No Comments on Sulmi rus në Rumani, vjen reagimi i pare nga Rusia: Jemi në luftë! Përgatituni

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dimitri Medvedev ka reaguar lidhur me sulmin rus të regjistruar në Rumani. Medvedev në reagimin e tij u shpreh se kjo do të vazhdojë të ndodhë dhe se vendet të përgatiten pasi është luftë.

Sipas tij qytetarët evropianë nuk duhet të flenë të qetë sidomos vendet ku janë vendosur fabrikat e dronëve. Ky është reagimi i parë që vjen nga Rusia që pas sulmit i cili u regjistrua gjatë natës mes 28 dhe 29 majit.

“Duhet të kuptojmë se kujt i përket droni që ra mbi një shtëpi në Rumani, por do të ishte më mirë që vendet e BE-së të ankohen për këtë çështje.

Shtetet evropiane janë pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në luftën me Rusinë dhe askush nuk e kundërshton këtë… Prandaj, le të përgatiten: kjo gjë do të vazhdojë të ndodhë. Është luftë!

Dhe qytetarët e shteteve të BE-së, ashtu si popullsia e vendeve në luftë, nuk do të mund të flenë të qetë. Sidomos në ato vende ku janë vendosur fabrikat e dronëve për nevojat e formacioneve “banderiste”, tha ai.

Sulmi u regjistrua pasi Rusia rifilloi sulmet me dronë ndaj objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë.

Sipas Ministrisë rumune të Mbrojtjes, një prej dronëve hyri në hapësirën ajrore rumune dhe u përplas në çatinë e një pallati 10-katësh në qytetin Galati, duke shkaktuar zjarr.

Autoritetet rumune bënë me dije se dy persona mbetën të plagosur lehtë, ndërsa Ministria e Jashtme e Rumanisë e dënoi incidentin si një “përshkallëzim të rëndë dhe të papërgjegjshëm”.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë e çanta me rroba të përdorura
Next Post: “Shteti po fal Zvërnecin?”, reagon kryeministri Rama

More Related Articles

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina LAJMEE
Aksident i frikshëm! Makina përplaset me kamionin, plagoset shoferja dhe një fëmijë LAJMEE
Ish-marinsi përballet me presidenten e HOA-së LAJMEE
Rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit, Teherani ngre “zonë kontrolli” LAJMEE
Zgjidheni burrin me kujdes! Fëmijët marrin fytyrën e babait! LAJMEE
Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme