Skip to content

Feed Facts

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë e çanta me rroba të përdorura

Posted on May 29, 2026 By admin No Comments on “Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë e çanta me rroba të përdorura

Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe që lidhet me grupin e Igli Kamberit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha për Top Channel, hetimet kanë zbuluar një skemë të sofistikuar të transportimit të parave të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike.

Sipas prokurorëve, shumat e mëdha të parave lëviznin përmes shoferëve të transportit ndërkombëtar, me qëllim shmangien e dokumentimit dhe kontrolleve doganore, duke vështirësuar gjurmimin e origjinës së tyre dhe shmangien e detyrimeve ligjore për deklarim.

Në dosje theksohet se metoda mbështetej tek besimi i krijuar mes pronarëve të parave dhe shoferëve të autobusëve apo kamionëve të identifikuar nga grupi kriminal. Sipas hetimeve, bashkëpunimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm dhe i organizuar, ndërsa shoferët përfitonin një përqindje të caktuar për transportimin e shumave monetare dhe rrezikun që merrnin përsipër.

Një nga episodet kryesore të dokumentuara nga hetuesit lidhet me datën 22 tetor 2024, kur është regjistruar dorëzimi i një sasie të madhe parash cash të fshehura në dy çanta me rroba të përdorura. Paratë iu dorëzuan një shoferi shqiptar kamioni, i identifikuar si Sokol Fusha, nga shtetasja italiane Annamaria Lamia Caputo.

Sipas dosjes, automjeti FORD C-Max me targë DK447LA, i përdorur nga Caputo, ishte nën mbikëqyrje audio dhe video. Pamjet e marra në një pikë karburanti në autostradën SS100 në Itali kanë dokumentuar takimin dhe kanë lidhur lëvizjen e parave me aktivitetin e grupit kriminal nën hetim.

Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu se gjatë lëvizjes, Annamaria Lamia Caputo ka komunikuar me Ergys Kastratin, i cili i ka dhënë udhëzime për vendtakimin. Në një mesazh zanor, ai i ka treguar zonën ku do të ndodhej personi i tij.

Pak minuta para mbërritjes në vendin e takimit, Caputo është afruar nga një person tjetër me automjet të ndryshëm, i cili i ka thënë: “Kur të arrijmë atje, le të bëjmë sikur nuk njihemi”, detaj që sipas hetuesve konfirmon organizimin dhe koordinimin e operacionit.

Në orën 16:11, Caputo mbërriti në stacionin e karburantit IP pranë Capurso, në drejtim të Barit, dhe informoi Ergys Kastratin me një tjetër mesazh zanor ku shkruante: “Kam mbërritur”. Lëvizjet e saj u dokumentuan përmes GPS-it të instaluar në automjet, por edhe nga kamerat e sigurisë së stacionit të karburantit.

Sipas hetimeve, në vendngjarje ndodhej edhe një automjet AUDI A4 Avant me targë FM702DF, i drejtuar nga një person që dyshohet të jetë Sergio Lamonaca. Mjeti rezulton i regjistruar në emër të Nevila Kamberit. Nga verifikimet në sistemin “Raport & Statistika” ka rezultuar se Nevila Kamberi kishte hyrë në territorin shqiptar së bashku me dy fëmijët e saj më 8 gusht 2025.

Më pas, Ergys Kastrati i ka dërguar Caputo-s udhëzime të tjera zanore për të identifikuar kamionin që do të merrte paratë, duke përshkruar një kamion Volvo me tendë blu. Ai i referohej mjetit si i njëjti që ishte përdorur edhe në një takim të mëparshëm.

Pamjet filmike të siguruara nga hetuesit tregojnë se kamioni Volvo me tendë blu, kishte mbërritur në zonën e shërbimit që në orën 14:50 dhe ishte pozicionuar brenda pikës së karburantit ku do të realizohej dorëzimi i shumave monetare./tch

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Spartak Ngjela paralajmëron “tërmet” politik në Shqipëri, SPAK gati për goditjen finale
Next Post: Sulmi rus në Rumani, vjen reagimi i pare nga Rusia: Jemi në luftë! Përgatituni

More Related Articles

“Furtunë” në Burgjet e Shqipërisë / Largohet drejtori që iu bë “ferr” Ilir Metës, C’po ndodh me burgjet e Shqiperis? LAJMEE
E fundit! Edi Rama që në mëngjes flet për pensionistët… LAJMEE
Gruaja gjen qindra vrima të vogla në oborr — pastaj eksperti shpjegon arsyen…. LAJMEE
Frankfurti “kuq e zi”: Diaspora në Gjermani ngrihet kundër Edi Ramës LAJMEE
Vëllezërit Peshkojnë Qetësisht – Ajo Që Kapën Kamerat Është E Pabesueshme! LAJMEE
“M’u lut për një foto”, Trump ofendon kryeministren italiane, vjen reagimi i fortë i Giorgia Melonit (Video) LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme