Skip to content

Feed Facts

BE gjobit Temu me 200 milionë euro për shitje produktesh të rrezikshme

Posted on May 29, 2026 By admin No Comments on BE gjobit Temu me 200 milionë euro për shitje produktesh të rrezikshme

Bashkimi Europian ka vendosur një gjobë rekord prej 200 milionë eurosh ndaj platformës kineze Temu, pas zbulimit të produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme të shitura online. Sipas Komisioni Europian, hetimet treguan se shumë karikues elektrikë të blerë në Temu nuk plotësonin standardet bazë të sigurisë, ndërsa disa lodra për foshnje përmbanin nivele të larta kimikatesh dhe paraqisnin rrezik mbytjeje për fëmijët.

Autoritetet europiane akuzojnë Temu se nuk ka bërë një vlerësim të duhur të rreziqeve në platformë, siç kërkohet nga Akti për Shërbimet Digjitale (DSA). Sipas hetimit, kompania ishte mbështetur kryesisht në analiza të përgjithshme për tregtinë online dhe jo në të dhëna konkrete që lidhen me produktet dhe funksionimin e vetë platformës.

Komisioni Europian theksoi gjithashtu se Temu nuk kishte analizuar mjaftueshëm ndikimin e sistemeve të rekomandimit dhe promovimeve përmes influencuesve, të cilat sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në përhapjen e produkteve të paligjshme në tregun europian.

Përveç gjobës, Temu duhet të paraqesë deri më 28 gusht 2026 një plan të detajuar me masat që do të marrë për të korrigjuar shkeljet dhe për të rritur sigurinë e produkteve. Nëse kompania nuk respekton vendimin, ajo mund të përballet me penalitete të tjera financiare. Nga ana tjetër, Temu e ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar gjobën si të padrejtë.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Pas 3 birrash, Ola dhe vjehrri “kapen për fyti”, Adioni publikon FOTO
Next Post: REFORMA APO GJOBË? Bileta me kartë në autobusë sjell skandalin: Shtohet komisioni 30 lekë! Kush do ta paguajë këtë barrë?

More Related Articles

Detajet/ E vërteta pa filtra për Zvërnecin dhe lidhjet me Edi Ramën LAJMEE
Familja e saj e detyroi të martohej me Sulltan që ishte në koma… kur ajo e puthi gjithçka ndryshoi LAJMEE
“Të pasurova dhe më tradhtove” – Begjet Pacolli sulmon ish-mikun e tij, pas përplasjes së sotme në Aeroportin e Vlorës LAJMEE
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike LAJMEE
Ajo E Dha Djalin Për Adoptim 18 Vite Më Parë – Pastaj Pa Një Varëse Në Lajme Dhe Kuptoi Gabimin LAJMEE
Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme