Skip to content

Feed Facts

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, + 36°C nën hije për javën e parë të qershorit

Posted on May 28, 2026 By admin No Comments on I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, + 36°C nën hije për javën e parë të qershorit

Muaji qershor pritet të nisë me temperatura të larta dhe mot tipik veror në të gjithë vendin. Sinoptikania Lajda Porja, paralajmëroi se masat ajrore të nxehta me origjinë afrikane do të ndikojnë fuqishëm në territorin shqiptar, duke sjellë temperatura që në javën e parë do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Sipas saj, pas datës 5 qershor pritet një tjetër rritje graduale e temperaturave, ku termometri mund të shënojë deri në 35–36°C, kryesisht në zonat e ulëta dhe qytetet e brendshme të vendit.

“Javën e parë të qershorit temperaturat do të jenë rreth 33–34 gradë. Pas datës 5 pritet një rritje graduale deri në 35–36 gradë celsius nën hije. Këto masa të nxehta afrikane do të jenë të pranishme gjatë gjithë verës, me ndërprerje të shkurtra”, u shpreh sinoptikania.

Megjithatë, muaji nuk do të jetë plotësisht i qëndrueshëm. Në disa zona të vendit priten rrebeshe të shkurtra shiu, të shkaktuara nga zhvillimi i shpejtë i vranësirave konvektive si pasojë e temperaturave të larta.

Fenomenet më të shpeshta atmosferike pritet të regjistrohen në zonat malore dhe lindore, ndërsa bregdeti do të mbetet kryesisht i kthjellët dhe i qëndrueshëm.

Qytetet më të rrezikuara nga reshjet e izoluara janë Tirana, Kukësi, Puka, Bajram Curri, Peshkopia, Bulqiza, Korça, Pogradeci, Erseka, Tepelena dhe Gjirokastra.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të mbetet kryesisht i qëndrueshëm deri më 10 qershor, ndërsa në datat 11–12 qershor mund të ketë një ndërprerje të shkurtër me reshje kalimtare, për t’iu rikthyer më pas temperaturave të larta dhe kthjellimeve.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt
Next Post: 👉 Djali s’linte askënd në dhomë — e ëma u tmerrua kur pa çfarë fshihte! 😳

More Related Articles

Ajo Ngriti Telefonin Për Të Bërë Një Foto — Por Ajo Që U Shfaq Pas Saj I Bëri Të Huajt T’i Thonë Të Ikte Me Vrap LAJMEE
👉 Pasi një restorant refuzoi t’i shërbente ushqim pa arsye, ai u kthye të nesërmen me uniformë… dhe reagimi i tyre ndryshoi gjithçka! LAJMEE
Ju zë shpesh ngërçi në këmbë? Mjeku zbulon të vertetën se çfarë tregon për shëndetin LAJMEE
I zhdukur prej 18 vitesh, dhimbja e një nëne që pret të dijë fatin e djalit të saj… LAJMEE
Polici ndalon një makinë, por jeta e tij ndryshon kur shoferi ul xhamin e makinës… LAJMEE
Dua Lipa i jep fund beqarisë, ylli shqiptar i muzikës martohet me Callum Turner LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme