Skip to content

Feed Facts

“Cilësohet si ‘kreu i_”/ Bytyçi: Misioni i ambasadorit të ri do të kulmojë me përballje të drejtpërdrejtë me Edi Ramën

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on “Cilësohet si ‘kreu i_”/ Bytyçi: Misioni i ambasadorit të ri do të kulmojë me përballje të drejtpërdrejtë me Edi Ramën

Emërimi i ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, po shihet jo thjesht si një ndryshim diplomatik, por si një sinjal i qartë i një përqasjeje të re dhe më të ashpër amerikane ndaj Shqipërisë. Gjatë një interviste televizive, analisti dhe studiuesi Enver Bytyçi vlerësoi se misioni i ambasadorit të ri do të kulmojë me një përballje të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama, i cili cilësohet si “kreu i organizatës kriminale” në vend.

Sipas kësaj analize, prioritetet e shpallura nga ambasadori Eric G. Wendt gjatë seancës dëgjimore në Senatin Amerikan – lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor me SPAK-un në qendër – nuk janë thjesht retorikë diplomatike. Ato përfaqësojnë vazhdimësinë e një politike amerikane që e sheh Shqipërinë si një “problem serioz” për shkak të lidhjeve të thella mes krimit dhe strukturave më të larta qeveritare.

Argumentohet se problematika kryesore qëndron në faktin se krimi i organizuar dhe kartelet e drogës në Shqipëri nuk operojnë në vakum, por kanë lidhje të drejtpërdrejta me shtetin dhe qeverinë.

Në këtë kontekst, analisti pohon se suksesi i misionit të ambasadorit të SHBA është i kushtëzuar nga vullneti për të “eliminuar kreun e organizatës”. Sipas tij, është e pamundur të çmontosh një rrjet kriminal duke toleruar apo mbrojtur udhëheqësin e tij. Për këtë arsye, përballja e ambasadorit me kryeministrin Rama shihet si e pashmangshme.

Kjo përqasje, sipas Bytyçit, parashikon se, pavarësisht gjuhës diplomatike për bashkëpunim me qeverinë, qëllimi final do të jetë çmontimi i sistemit ku krimi i organizuar dhe korrupsioni janë të integruar në administratën publike dhe strukturat qeveritare.

Enver Bytyçi: Është në fakt një lajm i mirë që një ambasador i ri, mbas shumë kohësh i vjen Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesazhi i Eric G. Wendt ishte i qartë në raportimin e tij në komisionin e Senatit Amerikan. Ai përcaktoi disa prioritete gjatë fjalës së tij në Senat dhe kryesore ndër të gjitha këto prioritete është lufta kundër krimit të organizuar, vendor dhe ndërkombëtar.

Është gjithashtu lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor në Shqipëri, duke vënë theksin tek forcimi i pavarësisë së rolit të gjyqësorit në tërësi dhe sidomos të SPAK-ut. Ky prioritet ka qenë dhe mbetet si prioritet i marrëdhënieve do të thosha dhe jo vetëm i punës së një ambasadori apo stafit të ambasadës amerikane në Shqipëri. Është një prioritet i përcaktuar qartë prej disa vitesh, prej një dekade, dhe për pasojë vazhdon që politika amerikane të jetë në kontinuitet me ato vendime që ka marrë që në fillim për forcimin e shtetit ligjor dhe për ndëshkimin e krimit në Republikën e Shqipërisë.

Lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe karteleve të drogës dhe gjithçka tjetër që ambasadori Eric G. Wendt, gjenerali amerikan, përmendi ditën e djeshme në raportimin e tij, është një prioritet i përcaktuar për shkak, siç thuhet dhe siç është përmendur vazhdimisht, të sigurisë në të dy vendet tona, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Shqipëri. Kjo do të thotë se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria është një problem i madh sa i takon efektivitetit të kësaj lufte.

Madje, problematika qëndron në faktin se, siç është provuar në të shkuarën dhe siç kanë shkruar mediat amerikane, kartelet e drogës, krimi i organizuar dhe gjithçka tjetër kanë lidhje të drejtpërdrejta me shtetin dhe strukturat qeveritare të Shqipërisë. Duke qenë se është ky shqetësim serioz, theksimi që bën ambasadori Eric G. Wendt, do të thotë që ai do të punojë me qeverinë, por njëkohësisht do të punojë me qeverinë për të çmontuar pikërisht krimin e organizuar, bashkëpunimin e krimit të organizuar, korrupsionin në strukturat qeveritare dhe në administratën publike.

Në këtë kuptim them që ardhja e tij do ta përballë me një realitet të caktuar, të cilin tashmë ai duket se e njeh mirë. Duket se është i stërvitur për ta realizuar një betejë të tillë dhe për pasojë, përballja e tij do të jetë drejtpërdrejt edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gazetari: Pra betejë dhe përballje thoni ju?

Enver Bytyçi: Unë them që ai do të ketë një përballje, pavarësisht gjuhës së moderuar që është përdorur gjatë raportimit për bashkëpunimin mes strukturave të shtetit dhe të qeverisë. Kjo është e natyrshme. Megjithatë përballja do të jetë me kryeministrin e Shqipërisë, sepse nuk mund të çmontohet, të eliminohet një organizatë terroriste ose një organizatë mafioze, ose një organizatë kriminale kur kreu i kësaj organizate nuk eliminohet. Është e pamundur të eliminosh anëtarët e organizatës dhe të tolerosh dhe të mbash, të marrësh nën mbrojtje, kreun e organizatës.

Tashmë është e njohur fakti se kreu i organizatës kriminale në Shqipëri, i cili bashkëpunon me kartelet e drogës deri te Sinaloa dhe kartelet e tjera, i cili bashkëpunon me bandat kriminale brenda dhe jashtë Shqipërisë, i cili favorizon këta kriminelë deri edhe duke i bërë investitorë strategjikë të investimeve dhe shpërlarjes së parave në këto investime në vendin tonë, është e pamundur të luftohet korrupsioni, të luftohet krimi i organizuar, të luftohen trafikantët e drogës dhe kështu me radhë.

Nëse ambasadori i ri dëshiron të ketë sukses, e ka të domosdoshme të eliminojë kreun e organizatës kriminale në Shqipëri, i cili është kryeministri i Shqipërisë.

Nuk kam asnjë lloj dyshimi dhe asnjë lloj, një lloj hezitimi të them se askush nuk do ta përfundojë luftën dhe betejën me krimin e organizuar, kartelet e drogës dhe korrupsionin në Shqipëri, nëse nuk eliminohet pikërisht kreu i kësaj organizate, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në këtë aspekt, ai i dha rol të rëndësishëm sërishmi SPAK-ut dhe strukturave të tjera të luftës anti-korrupsion dhe kundër krimit në Shqipëri…

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Ky burrë u lodh nga qentë e fqinjëve që i ndotnin kopshtin — ja çfarë bëri për t’u dhënë një mësim.
Next Post: Rregulla të reja për peshkimin, synohet rritja e gjurmueshmërisë dhe e cilësisë

More Related Articles

Del marrëveshja SHBA-Iran me 14 pika: “Zhduken” sanksionet amerikane, hapet Ngushtica e Hormuzit, Trump u jep 60 ditë kohë iranianëve LAJMEE
Ajo E Dha Djalin Për Adoptim 18 Vite Më Parë – Pastaj Pa Një Varëse Në Lajme Dhe Kuptoi Gabimin LAJMEE
Një Zhurmë e Çuditshme në Muret e Shtëpisë për 13 Vite – Derisa një Teknik Zbuloi Shkakun e Vërtetë! LAJMEE
Nga Kosova në Elbasan! Ky ishte futbollisti, i riu që VDIQ në aksidentin TRAGJIK më Mitrovicë LAJMEE
Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar, shpallen në kërkim dy autorët LAJMEE
👉 Nëna e dëshpëruar ia la fëmijët një gruaje të pastrehë — kur u kthye në shtëpi, mbeti pa frymë! 😳 LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme