Skip to content

Feed Facts

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do shiten

Posted on May 20, 2026May 20, 2026 By admin No Comments on Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do shiten

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

Bordi ka ulur çmimin e naftës me 3 lekë dhe me 1 lek çmimin e benzinës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot në orën 18.20.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 20 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 20 ora 18.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%./Top Channel

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Kur kjo nënë e tre fëmijëve bëri një test ADN-je, rezultati tronditës i bëri t’i bjerë zemra në fund të barkut.”
Next Post: “Paske marrë burrë të martuar”, Alketa Vejsiu i përgjigjet ndjekësve pasi publikoi vajzën e bashkëshortit

More Related Articles

Shqipëria dhe Europa nën pushtetin e valës afrikane të të nxehtit, temperatura deri në 38°C dhe rrezik për reshje e breshër në disa zona. Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë alternime vranësirash mesatare kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje. Në këto zona priten edhe reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në disa zona malore jugore dhe lindore nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve të izoluara dhe breshërit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, nga 1 deri në 2 ballë. Shqipëria Sipas MeteoAlb, vala afrikane e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës do të vijojë ndikimin e saj edhe në Shqipëri, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites. Megjithatë, pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave konvektive në zonat verilindore dhe juglindore, të cilat mund të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu. Në zonat malore lindore ekziston edhe mundësia e breshërit. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të mbeten të larta dhe pothuajse konstante, duke u luhatur nga 13°C, temperatura më e ulët e regjistruar në qarkun e Korçës, deri në 35°C, temperatura maksimale që pritet të shënohet në Shkodër dhe Berat. Era do të fryjë e lehtë si në tokë ashtu edhe në det, me shpejtësi jo më shumë se 25 km/h, nga drejtimi kryesisht perëndimor, duke bërë që deti të paraqitet pothuajse pa dallgë. Kosova Republika e Kosovës do të vijojë të ndikohet nga kjo valë e nxehtë, ndonëse më shumë në periferi të saj. Orët e paradites do të dominohen nga intervale të gjata kthjellimesh dhe temperatura të larta për këtë periudhë. Gjatë pasdites do të ketë kalime të shpeshta dhe të përkohshme vranësirash, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat veriperëndimore, ku ekziston mundësia për reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten pothuajse të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke u luhatur nga 11°C, temperatura minimale në Podujevë, deri në 29°C, temperatura maksimale në Gjakovë dhe Prizren. Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri në 25 km/h, nga drejtimi kryesisht perëndimor. Maqedonia e Veriut Territori i Maqedonisë së Veriut do të mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, me kthjellime dhe temperatura të larta gjatë paradites, si pasojë e valës afrikane të të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin, të cilat në mënyrë të pjesshme mund të gjenerojnë reshje të pakta shiu, sidomos në zonat perëndimore. Temperaturat do të luhaten nga 13°C në Gostivar deri në 30°C në Shkup. Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri në 25 km/h, nga drejtimi kryesisht perëndimor. Europa Kontinenti europian do të vijojë të mbetet nën ndikimin e fortë të kupolës afrikane të të nxehtit, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe temperatura shumë të larta në pjesën më të madhe të Europës. Vlerat më ekstreme pritet të regjistrohen në Portugali dhe Spanjë, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 37°C dhe 38°C. Gjithashtu, Britania e Madhe, Europa Qendrore, rajoni i Ballkanit dhe një pjesë e vendeve skandinave do të përballen me temperatura mbi 34°C dhe mot kryesisht të kthjellët. Përjashtim do të bëjnë Europa Lindore dhe rajoni i Baltikut, ku priten reshje shiu, stuhi dhe erëra të forta si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga verilindja drejt këtyre rajoneve. LAJMEE
Nëna nuk i ndahet djalit në ditën e dasmës, e puth pa pushim LAJMEE
Nëse hani hurma arabie me qumësht për 7 ditë, nuk do ta besoni çfarë i ndodh trupit tuaj LAJMEE
Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i shumë filmave shqiptar LAJMEE
At our divorce hearing, my millionaire husband smirked at the judge and declared under oath, “For twenty years, my wife LAJMEE
Duhet të dalë i pavarur si Neomalsorja? Erion Braçe në Shqipëria Live: Më duket e kotë që LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme