Skip to content

Feed Facts

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i shumë filmave shqiptar

Posted on May 23, 2026 By admin No Comments on Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i shumë filmave shqiptar

Është ndarë nga jeta këtë të premte, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një nga figurat më të dashura dhe të vlerësuara të skenës dhe ekranit shqiptar.

Lajmi i trishtë është bërë publik nga aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, i cili i ka dedikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Reagimi i Mevlan Shanës:

Ka ikur Birçe Hasko.

Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare.

Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtërisë së interpretimit.

Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë mik e bashkëpunëtor.

Birçe Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin popullor të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar.

Ai lindi në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942. Fillimisht u formua si mësues, përpara se t’i përkushtohej artit.

Më pas studioi për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe kontribuoi edhe si pedagog, duke edukuar breza të rinj artistësh në mjeshtërinë e interpretimit.

Hasko cilësohej si “mjeshtër i karaktereve”, interpretoi dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, duke spikatur për realizmin, humorin dhe natyrshmërinë që sillte në personazhet e tij.

Ai ishte pjesë e disa prej filmave më të njohur shqiptarë të viteve 1970-1990 dhe më pas.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: ” Mikpritje e veçantë dhe respekt për Shqipërinë”/ Kryeministri Rama publikon PAMJE nga vizita në Tokio
Next Post: Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane, kërkohet kthimi në vendlindje

More Related Articles

Pacientët që përjetuan kimioterapinë ndajnë përvojat emocionuese dhe të vështira nga trajtimi LAJMEE
Fabjola ‘shkel’ premtimin e dhënë familjes, kapet mat në momente … me Adionin LAJMEE
Kongo dhe Uganda në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Ebolës LAJMEE
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor LAJMEE
Nëna i bëri vajzës adoleshente fije të çelura në flokë për ditëlindje. Pastaj babai i divorcuar ia preu flokët. LAJMEE
6 javë pas lindjes ajo ndjeu një ndjesi të çuditshme – nuk do ta besoni çfarë pa doktori në ultratinguj LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme