Skip to content

Feed Facts

Tentoi të përplasë efektivët me makinë, kush është 23-vjeçari që u plagos gjatë aksionit të policisë

Posted on May 19, 2026 By admin No Comments on Tentoi të përplasë efektivët me makinë, kush është 23-vjeçari që u plagos gjatë aksionit të policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Mamurras ku mbeti i plagosur një i ri, i shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.

Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë./Top Channel

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Kërcet arma në vend, përplasje mes një personi dhe policisë, një i plagosur
Next Post: Zbardhet përplasja me armë në Mamurras, kush është i shumëkërkuari i plagosur /EMRI

More Related Articles

“Meta i ka shkruar Ismailajt ‘më duhen 200 mijë.’”/ Prokurori lexon mesazhin, zbardhen debatet me avokatin e ish-Presidentit LAJMEE
“Gruaja më braktisi kur mësoi se isha me kancer”, avokat i njohur trondit: Jetoj me qenin, nëse vdes… LAJMEE
Gruaja blen një veshje në dyqan bamirësie – pa e ditur se do t’i ndryshonte jetën. LAJMEE
Adoleshenti Dëgjoi një Zhurmë të Çuditshme në Pyll – Ajo që Gjeti Ishte një Foshnjë në Gjendje Kritike LAJMEE
Fletë alumini në kuzhinë: si ta përdorni në mënyrë të sigurt (dhe cilat ushqime nuk duhet t’i mbështillni kurrë) LAJMEE
Protestuesja para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau bijtë e nënave në 1997-ën, hapi depot dhe shiti armët! LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme