Skip to content

Feed Facts

Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës

Një rrjet i madh kriminal që shiste ilaçe dhe suplemente false për sëmundje të rënda është goditur nga autoritetet europiane në një operacion të zhvilluar në 15 shtete të Europës. Sipas Eurojust, grupi dyshohet se ka realizuar të paktën 240 milionë euro përmes shitjes së produkteve mashtruese për pacientë në Europë dhe më gjerë.

Operacioni i zhvilluar më 12 maj çoi në mbledhjen e provave të rëndësishme, ndalimin e disa prej anëtarëve kryesorë të grupit dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të suplementeve. Autoritetet kryen kontrolle në 113 ambiente në Bullgari, Greqi, Hungari, Poloni, Rumani dhe Moldavi, ndërsa u kërkuan prova kompanive në tetë vende të tjera. Deri tani janë marrë në pyetje edhe 23 dëshmitarë.

Në Greqi, kontrollet u zhvilluan në një kompani logjistike në rajonin e Atikës, ndërsa në Poloni u bllokuan pasuri me vlerë 1.8 milionë euro. Sipas hetimeve, grupi kishte ngritur që prej vitit 2019 kompani përmes të cilave tregtonte suplemente të paautorizuara për shitje, duke nxjerrë në treg mbi 400 produkte me emra të ndryshëm.

Rrjeti kishte ndërtuar qindra faqe interneti dhe profile në rrjetet sociale, ku përdorte emra dhe imazhe personazhesh të njohur apo “mjekësh” të rremë për të mashtruar viktimat. Pasi pacientët plotësonin formularët online, ata kontaktoheshin nga operatorë të qendrave telefonike të grupit kriminal, të cilët paraqiteshin si mjekë apo specialistë dhe pretendonin se produktet ishin kura të vërteta për sëmundje të pashërueshme ose të rënda.

Sipas autoriteteve europiane, suplementet nuk kishin asnjë efekt real në organizëm dhe përmbanin pothuajse të njëjtët përbërës, pavarësisht pretendimeve se trajtonin sëmundje të ndryshme.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Mitet dhe të vërtetat rreth kancerit të mushkërive
Next Post: Shënimi që la në SPAK/ Berisha: Altin Dumanit i shtohet mbiemri Vila! Vetingu i tij është një proces i rremë

More Related Articles

6 javë pas lindjes ajo ndjeu një ndjesi të çuditshme – nuk do ta besoni çfarë pa doktori në ultratinguj LAJMEE
Ajo Hapi Frigoriferin Si Çdo Ditë — Por Ajo Që Pa Brenda Ia Zbehu Fytyrën Menjëherë LAJMEE
Dhunohet rëndë brenda qelisë, biznesmeni i njohur shqiptar LAJMEE
Gruaja zhduket disa orë pas lindjes – pastaj instinkti i burrit i thotë të kontrollojë dollapin e saj LAJMEE
Tre ditë nuk kishte kontaktuar me familjarët, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë, dyshohet se… LAJMEE
VIDEO/ Kush është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën gjatë aksidentit tragjik në Itali! Dy miqtë e tij u plagosën, e dëmtuar edhe shoferja e mjetit tjetër LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme