13 Views
Një qytetar ka ngritur shqetësimin për mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën e Bulqeshit, në Tiranë pasi prej tre ditësh nuk kanë ujë në banesa.
Ai thotë se kjo situatë po krijon vështirësi të konsiderueshme për familjet dhe afrimi i verës dhe rritja e temperaturave e bëjnë edhe më problematike mungesën e furnizimit të rregullt me ujë.
“Përshëndetje, dua të bëj një denoncim. Kemi 3 ditë pa ujë në zonën Bulqesh, Tiranë. Po shkojmë drejt verës pa ujë në vitin 2026, është turp,” – shprehet qytetari në denoncimin e tij.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për rikthimin sa më shpejt të furnizimit me ujë dhe sqarimin e shkaqeve të ndërprerjes.