Skip to content

Feed Facts

“Veprimi Qytetar” shpall emrat për Komitetin Përfaqësues, qytetarët shpërthejnë në rrjetet sociale, ultimatum të

Posted on June 10, 2026 By admin No Comments on “Veprimi Qytetar” shpall emrat për Komitetin Përfaqësues, qytetarët shpërthejnë në rrjetet sociale, ultimatum të

Një grupi i njohur si “Veprimi Qytetar për Demokraci Funksionale” ka publikuar në rrjetet sociale organizimin e tij dhe ngritjen e një Komiteti Përfaqësues, i cili do të përfaqësojë qytetarët e thjeshtë që kërkojnë demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira. Përfaqësuesit e grupimit pretendojnë se ata do të angazhohen për mbledhjen e firmave të qytetarëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që më pas institucionet përkatëse të reflektojnë ndryshimet. Komiteti Përfaqësues i kësaj nisme përbëhet nga: Kristaq Kume, Andi Tepelena, Edlira Çepani, Edmond Çata, Etleva Merko, Gerta Meta, Ilir Aliaj, Rezarta Çaushaj, Rigels Xhemollari dhe Silvana Bello.

Mirëpo, pavarësisht së çfarë përfaqësojnë këto emra, qytetarët e shohin këtë lëvizje si një formë për të përvetësuar protestat, nisur nga fakti se disa prej anëtarëve të Komitetit Përfaqësues janë çdo ditë në ballë të protestës për Zvërnecin. Komentet janë të shumta dhe të rinjtë kërkojnë që këta persona të qëndrojnë larg tubimit të tyre qytetar, i cili vijon prej disa ditësh në bulevardin qendror të Tiranës dhe është shndërruar në burim shprese për mijëra të rinj e të reja që ndihen të pa përfaqësuar dhe kërkojnë ndryshim.

Opozita në “aksion” për të kapur protestën e qytetarëve

Por teksa dje u shënua dita e 10-të që mijëra shqiptarë “derdhen” nëpër Tiranë duke protestuar kundër investimeve amerikane në Zvërnec, opozita ka hyrë në lojë. Konkretisht tubimi i cili thuhet se është organizuar nga vetë qytetarët, po shfrytëzohet nga opozita. Kjo pasi mësohet se së fundmi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar zyrtarisht në Kuvend një paketë ligjore përmes së cilës kërkohet bashkimi dhe mbrojtja e Kushtetutës me frymën e integrimit në Bashkimin Europian. Konkretisht mësohet se PD ka kërkuar me urgjencë:

-Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike (atë që helmon Zvërnecin e bregdetin).

-Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

-Shfuqizimin e ligjit për “Paketën e Maleve”.

-Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Por mesa duket Partia Demokratike nuk është mjaftuar me kërkesa e sipërpërmendura. Përmes deputetes Ina Zhupa, mësohet se ata kanë depozituar edhe një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupi, për të kërkuar një ballafaqim për zonat e mbrojtura. Mirëpo, si të mos mjaftonin lëvizjet e demokratëve, të cilët qartazi po shfrytëzojnë protestën e qytetarëve duke e kthyer atë në politike, si zakonisht, edhe partia Lëvizja Bashkë mësohet të ketë shfrytëzuar rastin. Deputeti i “ Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, ka depozituar në Kuvend thuajse të njëjtin tekst, të njëjtat kërkesa me të njëjtat argumente.

-Shfuqizim për Paketën e Maleve.

-Shfuqizim për Investimet Strategjike.

-Shfuqizim për Zonat e Mbrojtura.

Edhe pse qytetarët që prej dhjetë ditësh zbarkojnë poshtë zyrës së Edi Ramës e kanë “bërtitur” që protesta është jopolitike, mesa duket politikanët opozitarë nuk i kanë kuptuar akoma thirrjet e mijëra personave që prej fundit të majit “derdhen” nëpër kryeqytet.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Ngjarje e rëndë në vend/ 15-vjeçari mbytet në pishinë, detajet e para
Next Post: Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi

More Related Articles

Sinoptikania paralajmëron: Bëhuni gati, Shqipëria do ‘goditet’ nga reshje shiu dhe rrebeshe LAJMEE
👉 Elefanti nuk largohej nga pema — arsyeja i tronditi rojtarët! 😳 LAJMEE
Reperi Noizy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO/ Zbardhet arsyeja LAJMEE
He Had a Large Cyst Behind His Ear… What the Doctor Discovered During Its Removal Was Fascinating! LAJMEE
Spartak Ngjela paralajmëron “tërmet” politik në Shqipëri, SPAK gati për goditjen finale LAJMEE
E papritur! Produksioni i Ferma VIP me ‘dorë të hekurt’, Arbana Osmani njofton vendimin drastik LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme