Skip to content

Feed Facts

U arrestuan në Greqi pas plag*sjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë Shqiptar, njëri prej tyre me precedentë

Posted on May 29, 2026 By admin No Comments on U arrestuan në Greqi pas plag*sjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë Shqiptar, njëri prej tyre me precedentë

Jerasimo Korkuti 31 vjeç nga fshati Gjashtë i Sarandës dhe Andi Beqiri 27 vjeç nga Konispoli, janë dy të rinjtë e arrestuar dy ditë më parë nga policia greke pas plagosjen së një pakistanezi dhe pas ndjekjes episodike në Athinë ku mjeti i tyre “BMW” u përplas me disa mjete të tjera.

Bashkë me ta u arrestua edhe një grek 30-vjecar, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi, i cili dyshohet si autori kryesor i plagosjes së pakistanezit në dyqanin e tij, teksa u fut brenda i maskuar me një nga shqiptarët. Një person i katërt, i dyshuar si shqiptar, mësohet se ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia.

27-vjecari nga Konispoli, Andi Beqiri, nuk është një emër i panjohur për policinë greke. Në shtator 2022 ai është kapur në zonën e Haidarit në Athinë në një automjet ku u gjeten 2 Kallashnikovë me dy karikatorë me 90 fishekë. Në makinë u gjetën edhe dy bileta që i përkisnin qytetit kufitar me Shqipërinë, Igumenicës.

Bashkë më të u arrestua edhe 41-vjecari Viktor Cala. Ky i fundi rezultoi person në kërkim në Greqi, i dyshuar si autor i vrasjes së një romi dhe tentativës së vrasjes ndaj një shqiptari. Lidhur me vrasjen, policia zbuloi se ajo ishte urdhëruar nga 49-vjecari nga Berati, Klod Cara alias Klodian Lekocaj, person i burgosur prej vitesh në Greqi dhe i akuzuar si urdhërues i dhjetëra krimeve të rënda, përfshirë disa vrasje.

Lidhur me plagosjen e pakistanezit dy ditë më parë në Patisia, policia dyshon se është kryer për larje hesapesh. Autor i saj është 30-vjecari grek, i cili ka qenë më parë i përfshirë në një plagosje me thikë të një biznesmeni dhe në një vrasje në kuadër të përplasjes së huliganëve tifozë grekë. Në dyqanin e pakistanezit ai hyri se bashku me një nga shqiptarët, duke pasur fytyrat të mbuluara me maska kirurgjikale. Pas ngjarjes ata i priste një BMË, me të cilën u larguan por u përplasën me disa mjete të tjera deri sa u ndaluan nga policia.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Dyshohet se humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person
Next Post: Aksident i frikshëm! Makina përplaset me kamionin, plagoset shoferja dhe një fëmijë

More Related Articles

Duhet të dalë i pavarur si Neomalsorja? Erion Braçe në Shqipëria Live: Më duket e kotë që LAJMEE
Si mund ta zvogëlojnë zakonet tona të përditshme rrezikun e kancerit LAJMEE
Zbulohet lidhja e fortë e Fabiolës me Eduart Grishajn (Video) LAJMEE
👉 17 vite në arrati… por kur policia më në fund e gjeti, vendi ku ishte fshehur i la të gjithë pa fjalë! 😳 LAJMEE
“Pashë dikë me maskë e syze”/ Dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës LAJMEE
Tjetër deputet socialist përfundon në SPAK LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme