Si mund të mbrohemi nga gurëzat?

19 Views

Njerëzit mund të parandalojnë formimin e gurëzave duke i larë dhëmbët tre herë në ditë.

Furça duhet të jetë me fije të buta, si dhe duhet të ndërrohet cdo 3 muaj.

Gjithashtu, përdorimi i fillit intradental të paktën një herë në ditë do të mbajë gingivat e pastra. Është e rëndësishme të përdoren shplarës oral, si: kloreksidina dhe listerina, pasi shplarësit oralë ndikojnë direkt mbi pllakën bakteriale.

Për të parandaluar në kohë shfaqjen e dëmtimeve të parikthyeshme dhe për të lejuar mishrat e dhëmbëve të rikthehen në gjendjen e tyre normale, këshillohet që një herë në gjashtë muaj të bëhet pastrimi i gurëzave tek dentisti.

Leave a Comment