Skip to content

Feed Facts

“Shqipëria, me presion të lartë ekonomik ndaj medias”, Tabaku për raportin e RPK: News24 u nxor nga ambientet e tij me ndërhyrje të drejtpërdrejtë

Posted on April 30, 2026 By admin No Comments on “Shqipëria, me presion të lartë ekonomik ndaj medias”, Tabaku për raportin e RPK: News24 u nxor nga ambientet e tij me ndërhyrje të drejtpërdrejtë

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar mbi raportin e Reporterëve pa Kufij, mbi indeksin e lirisë së medias në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ka kujtuar sulmin e bërë ndaj News24 në gusht të vitit 2025, ku News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare u nxorën nga godinat.

“Vetëm në një vit, Shqipëria ka humbur edhe 3 vende të tjera, duke konfirmuar një trend të vazhdueshëm përkeqësimi. Në një dekadë, rënia është dramatike.

Kjo është pasojë direkte e presionit politik, ekonomik dhe institucional ndaj mediave dhe gazetarëve.
Ky presion është i përditshëm. Dhe është mënyra si trajtohen gazetarët në publik, mënyra si ndëshkohen ata që bëjnë pyetje të pakëndshme dhe mënyra si krijohet një klimë autocensure.

Vetëm një vit më parë, një televizion kombëtar si News24 u nxor nga ambientet e tij me ndërhyrje të drejtpërdrejtë.
Sot, Shqipëria renditet ndër vendet me presionin më të lartë ekonomik ndaj medias ; një tregues i qartë se reklamat dhe fondet publike përdoren si instrument kontrolli, jo si mbështetje për informimin”, shkruan Tabaku.

Postimi i plotë:
Shqipëria po rrëshqet drejt një modeli që nuk ka lidhje me demokracinë funksionale.
Një autokraci elektorale, ku zgjedhjet mbahen, por liria e informacionit dhe kontrolli mbi pushtetin zbehen çdo ditë.
Rënia në indeksin e lirisë së medias nuk është rastësi.
Vetëm në një vit, Shqipëria ka humbur edhe 3 vende të tjera, duke konfirmuar një trend të vazhdueshëm përkeqësimi. Në një dekadë, rënia është dramatike.
Kjo është pasojë direkte e presionit politik, ekonomik dhe institucional ndaj mediave dhe gazetarëve.
Ky presion është i përditshëm. Dhe është mënyra si trajtohen gazetarët në publik, mënyra si ndëshkohen ata që bëjnë pyetje të pakëndshme dhe mënyra si krijohet një klimë autocensure.
Vetëm një vit më parë, një televizion kombëtar si News24 u nxor nga ambientet e tij me ndërhyrje të drejtpërdrejtë.
Sot, Shqipëria renditet ndër vendet me presionin më të lartë ekonomik ndaj medias ; një tregues i qartë se reklamat dhe fondet publike përdoren si instrument kontrolli, jo si mbështetje për informimin.

Pak ditë më parë, një tjetër gazetar u sulmua dhe ende nuk ka përgjigje.
Kam kërkuar një takim urgjent me Ministrinë dhe Prokurorinë për këtë çështje.
Heshtja është po aq problem sa dhuna.

Ndërhyrja politike në media mbetet ndër më të lartat në Europë dhe rajon.
Dhe kjo nuk është më vetëm çështje e gazetarëve.
Është çështje e çdo qytetari që ka të drejtë të informohet dhe media është lakmuesi i demokracisë!
Ndërkohë, opozita ka dhënë kontribut konkret për të mbrojtur lirinë e medias.

Partia Demokratike ka propozuar ndryshime në Kodin Penal për të garantuar që legjislacioni të mos cënojë lirinë e shprehjes, të bazuara në shqetësimet e ngritura nga Reporters Without Borders.
Po ashtu, janë depozituar amendamente për dekriminalizimin e shpifjes, në përputhje me standardet europiane.
Sepse liria e medias nuk mbrohet me fjalë. Ajo mbrohet me ligj, me vullnet politik dhe me përgjegjësi.
Kjo është diferenca mes atyre që duan ta kontrollojnë median dhe atyre që duan ta mbrojnë atë

Views: 4
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Dhimbjet e Kokës Fshehnin Diçka të Rëndë — Kur Mjekët Panë Skanerin, Filluan Trajtimin Menjëherë
Next Post: Burri Gjen Një Pëllumb Me Një Kartë SD Të Lidhur Në Shpinë — Kur Pa Çfarë Kishte Brenda, U Habit

More Related Articles

6 javë pas lindjes ajo ndjeu një ndjesi të çuditshme – nuk do ta besoni çfarë pa doktori në ultratinguj LAJMEE
Maska me sodë buke që ju “heq” 10 vjet nga fytyra, ja receta si ta përgatisni LAJMEE
Artistja konfirmoi se eshte shtatzane? Selin dhe Gimbo bejne dhuraten qe po ‘çmend’ rrjetin LAJMEE
Një burrë mbushi oborrin me qindra goma… por kur fqinjët zbuluan arsyen e vërtetë, gjithçka ndryshoi. LAJMEE
Familja U Zgjua Dhe Gjeti Një Rreth Me Kërpudha Në Oborr — Kur Filluan Të Gërmonin, Panë Diçka Të Pabesueshme LAJMEE
E rëndë në Itali, makina përplas 10 persona, shoferi plagos me thikë një kalimtar gjatë arratisjes LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme