Skip to content

Feed Facts

Shpërthejnë familjarët e shqiptares që u ekz*kutua barbarisht: Çfarë kërkuan për fëmijën dhe akuzat ndaj autorit

Posted on May 29, 2026 By admin No Comments on Shpërthejnë familjarët e shqiptares që u ekz*kutua barbarisht: Çfarë kërkuan për fëmijën dhe akuzat ndaj autorit

Gjyqi ndaj shqiptarit Kastriot Cenko në Greqi, që akuzohet se vrau me çekiç për xhelozi bashkëshorten e tij 38-vjeçare, Alba Cenko më 29 nëntor 2024, ka hyrë në fazën finale.

Pak para se të jepet verdikti dhe pas dëshmisë së tij seancën e kaluar, ka ardhur reagimi i familjarëve të viktimës, nënë e dy fëmijëve të mitur. Ata e cilësojnë atë si gënjeshtar për pretendimin se gruaja e tradhtonte me mikun e tij dhe se kishte një fëmijë me të. Ata e sfiduan të bënte testin e ADN-së.Nesër, 42-vjeçari që pranoi fajin do të ulet përsëri në bankën e të akuzuarve dhe pak para vendimit të Gjykatës së Përzier me Juri të Athinës, të afërmit e nënës së ndjerë po kërkojnë ndëshkimin e tij shembullor, duke folur ekskluzivisht për “Protothema”.

Në mbrojtje të tij, 39-vjeçari pretendoi se e dhunoi dhe e vrau gruan e tij kur ajo i tha se njëri nga fëmijët e tyre nuk ishte i tiji dhe se kishte një lidhje jashtëmartesore me shokun e tij të fëmijërisë.

“Ajo nuk e meritonte këtë fund”, thotë vëllai i 38-vjeçares Alba, duke pretenduar se ajo që tha i pandehuri nuk është e vërtetë:

“Ai i thotë të gjitha këto sepse avokatët e tij e këshillojnë të marrë një lloj lehtësimi. Janë të gjitha gënjeshtra. Ai duhet të shkojë të bëjë një test ADN-je nëse beson se fëmija nuk është i tiji. Ata u martuan dhe brenda një viti lindi fëmija. Kur arriti të takonte shokun e tij të fëmijërisë dhe të kishte një lidhje me të?”, vijoi ai dëshminë.Ajo ishte në shtëpi gjithë ditën me burrin dhe familjen e tij. Ku e gjeti ajo? Ajo punonte dy dhe tre punë, pasdite dhe mbrëmje për të kontribuar financiarisht, për të ndihmuar familjen e saj”, tha një familjar tjetër.

Ata rrëfyen edhe temperamentin e të pandehurit, që nxehej shpejt.

“Nuk mund ta kuptoj pse e vrau, si i bëri të gjitha këto, si e fshehu në papafingo. Dhëndri ynë ishte një person i qetë, por mund të zemërohej papritur dhe menjëherë. Gruaja ime, motra e Albës, është ende e shkatërruar, i mungon shumë motra e saj dhe ka raste kur nuk mund të ndalet së qari. Fëmijët janë me vëllain e autorit të krimit në Greqi”, pohon kunati i viktimës.

Sipas aktakuzës, 39-vjeçari në atëkohë e goditi gruan e tij me çekiç, më pas i mbyti një kabllo rreth qafës dhe e vendosi trupin e saj në papafingo të shtëpisë së tyre.

Në gjykatë gjatë dëshmisë ai tha se e vendosi aty që të mos e shihnin 2 fëmijët e mitur. Kurse si motiv dha xhelozinë dhe përpjekjet për ndarje të viktimës, e cila e kishte kërcënuar se do merrte edhe fëmijët me vete.

Për një javë, fëmijët e çiftit vazhduan të jetonin normalisht në shtëpi me babanë e tyre duke luajtur teatër si para autoriteteve ashtu edhe para të afërmve të të ndjerës. Nesër (29 maj) është seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Athinës, ku priten zhvillime të reja nga procesi.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Furtunë” në Burgjet e Shqipërisë / Largohet drejtori që iu bë “ferr” Ilir Metës, C’po ndodh me burgjet e Shqiperis?
Next Post: Aksident në Vend, kamioni humb kontrollin

More Related Articles

Çfarë pritet të ndodhë?! Irani i përgjigjet Pakistanit për propozimin e SHBA-ve për fundin e luftës LAJMEE
8things LAJMEE
👉 Nëna e dëshpëruar ia la fëmijët një gruaje të pastrehë — kur u kthye në shtëpi, mbeti pa frymë! 😳 LAJMEE
Protestuesja para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau bijtë e nënave në 1997-ën, hapi depot dhe shiti armët! LAJMEE
Ajo ishte e martuar për 30 vjet dhe nuk e kishte idenë kush ishte burri i saj.Misteri i Bob Robinson LAJMEE
Gruaja e lejoi motrën e saj nga njerku të qëndronte në shtëpinë e saj ndërsa ajo ishte jashtë vendit — kur u kthye, gjeti një bravë në derë. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme