Skip to content

Feed Facts

Rama sërish i vendosur për Zvërnecin, ja foto e fundit që publikoi

Posted on June 6, 2026 By admin No Comments on Rama sërish i vendosur për Zvërnecin, ja foto e fundit që publikoi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin publik për projektin turistik të Zvërnecit, duke sjellë në vëmendje një prej investimeve të njohura turistike në Katar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ishulli luksoz i administruar nga marka Anantara është zhvilluar nga vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarë të konglomeratit Power International Holding, të cilët janë gjithashtu të përfshirë si investitorë në projektin e Zvërnecit.

Kreu i qeverisë kundërshton kritikat ndaj investimit dhe vlerëson potencialin e tij për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjioz Anantara.

E dini kush e ka zhvilluar?

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Poëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike.

*Poëer International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës”, shkruan Rama.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Upss/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flor Mumajesit?
Next Post: Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës

More Related Articles

I zhdukur prej 18 vitesh, dhimbja e një nëne që pret të dijë fatin e djalit të saj… LAJMEE
Largimi nga studio/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP i Madh, produksioni më hoqi me dhunë LAJMEE
Revolucion në trajtimin e tensionit, vetëm dy injeksione në vit LAJMEE
Kjo bimë ka habitur të gjithë mjekët, çaji i rozmarinës është zgjidhja për çdo problem shëndetësor LAJMEE
Maska me kos që zhduk rrudhat nga fytyra brenda natës, ja si ta përgatisni LAJMEE
My Daughter Said Dad Had Packed Her Bag. Inside Was a Letter I Never Wrote. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme