Rama: Asgjë s’e ndal rrugën e Shqipërisë drejt BE-së!

15 Views

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish të paraqesë Shqipërinë si një “histori suksesi” në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke e vënë theksin te progresi sipas tij i arritur përmes reformave, vizionit dhe durimit. Gjatë podcastit të tij të përjavshëm, Rama deklaroi se vendi po ecën përpara në procesin e integrimit, pavarësisht sfidave që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucione.

Në të njëjtin komunikim, kryeministri kritikoi ashpër opozitën, duke e akuzuar për një “fushatë negative” ndaj Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ai u shpreh se përpjekjet e opozitës, sipas tij, synojnë të dëmtojnë imazhin e vendit jashtë, duke përmendur edhe protestat dhe incidentet e mëparshme si pjesë e kësaj narrative.

Rama, duke folur nga Tokio, tha se Shqipëria po ndërton një rrugë europiane “me punë dhe durim”, jo me “britma apo shpifje”, ndërsa nuk kurseu ironinë ndaj kundërshtarëve politikë, të cilët i akuzoi për përhapje të narrativave negative dhe përpjekje për ta paraqitur vendin të izoluar në sytë e botës.

 

Leave a Comment