Skip to content

Feed Facts

“Qeveria shqiptare mbron LGBTQ dhe i ‘vërsul’ policinë mbrojtësve të familjes”

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on “Qeveria shqiptare mbron LGBTQ dhe i ‘vërsul’ policinë mbrojtësve të familjes”

Një ditë pasi në Tiranë u zhvillua parada e 14-të e komunitetit LGBTQ, mbarëvajtja e së cilës u sigurua nga qindra forca policie, disa qytetarë që tentuan të organizonin një marshim paqësor në mbrojtje të familjes janë ndaluar nga policia.

Ngjarja ka sjellë reagime dhe akuza për standard të dyfishtë nga ana e autoriteteve, pasi sipas pjesëmarrësve, ndërhyrja ndaj tyre ishte e pajustifikuar për aq kohë sa marshimi ishte paqësor dhe nuk synonte të krijonte tensione apo përplasje.

Në video dëgjohet një qytetare që debaton me efektivët e policisë:

“Turp dhe faqja e zezë. Kjo është një shëtitje që po bëjmë, nuk është protestë. Ju latë transvestitët nga shtete të ndryshme të Europës të shëtisin lirshëm dhe nuk na lejoni ne.”

Një tjetër qytetar shprehet se marshimi kishte si qëllim mbështetjen e familjes dhe mbrojtjen e fëmijëve:

“Ne nuk po tentojmë të bëjmë dhunë dhe të prishim qetësinë. Ju po prishni qetësinë. Megjithatë, ju keni punën tuaj dhe merrni urdhrat nga lart. Shumica e policëve që janë këtu ndoshta do të hiqnin kapelat dhe do të vinin bashkë me ne në marshim, por detyrohen nga presioni i punës.”

Qytetarët mbanin pankarta me mesazhe si: “Për fëmijët, familjen dhe njerëzimin”, “Larg duart nga fëmijët tanë”, “Familja është djepi i dashurisë ku lind jeta” dhe “Stop indoktrinimit të fëmijëve nga homoseksualët”.

Debati kryesor që është ngritur pas këtij episodi lidhet me të drejtën e barabartë për tubim dhe shprehje të bindjeve. Pjesëmarrësit argumentojnë se nëse një komunitet lejohet të organizojë paradë dhe të shprehë publikisht vizionin e tij, atëherë edhe qytetarët me bindje konservatore duhet të kenë të njëjtën të drejtë për të marshuar pa u penguar.

Views: 9
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Regjimi taleban legalizon martesën e vajzave nga mosha 9 vjeç
Next Post: Aksidenti tragjik në Elbasan ku humbi jetën 7-vjeçari, familja hap dyert e mortit

More Related Articles

Kthehen reshjet dhe i ftohti! Meteorologia Porja: Ja kur vjen vera e vërtetë LAJMEE
My Sister Laughed When My 9-Year-Old Gave Grandma a Jar of Coins for Her 75th Birthday and Dumped It on the Table — Then Grandma Pulled an Old Bank Book From Her Purse LAJMEE
An 8-Year-Old Wrote About Her Marine Dad and His Working Dog, but Her Teacher Accused Her of Making It Up LAJMEE
“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar LAJMEE
Rikthehet me “grusht hekuri” regjimi famëkeq “41 Biss”, 27 emra “VIP” të botës së krimit drejt izolimit ekstrem në LAJMEE
Sekreti japonez i prindërimit që po mahnit botën, fëmijë të disiplinuar pa britma dhe ndëshkime? LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme