Skip to content

Feed Facts

Minjtë “pushtojnë” këndin e lojërave, qytetarët: “Kemi frikë të sjellim fëmijët!”

Posted on May 24, 2026 By admin No Comments on Minjtë “pushtojnë” këndin e lojërave, qytetarët: “Kemi frikë të sjellim fëmijët!”

Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë nga zona e Rrugës së Elbasanit në Tiranë, ku qytetarët ngrenë alarmin për praninë e lartë të minjve pranë këndit të lojërave për fëmijë.

Në videon e dërguar nga qytetarja shihen qartë disa minj që lëvizin lirshëm në ambientet ku çdo ditë luajnë dhjetëra fëmijë. Pamjet kanë shkaktuar shqetësim tek prindërit, të cilët thonë se tashmë kanë frikë t’i çojnë të vegjlit në park.

“Shikojeni çfarë bëhet me minjtë tek Rruga e Elbasanit. Ku është shteti? Ka mbetur keq për ilaç minjsh! Kemi frikë të sjellim fëmijët tek këndi i lojërave se e kanë zaptuar minjtë”, shkruan qytetarja për JOQ Albania.

Prania e minjve në zona publike nuk është vetëm problem estetik apo shqetësim për qytetarët, por një rrezik serioz për shëndetin publik. Minjtë njihen si përhapës të shumë sëmundjeve infektive dhe baktereve të rrezikshme, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e kontaminimit në ambiente të frekuentuara nga fëmijët.

Një nga viruset që lidhet me brejtësit është edhe hantavirusi, i cili transmetohet përmes urinës, jashtëqitjeve apo kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara nga minjtë. Në raste të caktuara, infeksioni mund të shkaktojë komplikacione serioze shëndetësore.

Shqetësues mbetet fakti se kjo nuk është hera e parë që në redaksinë e JOQ Albania mbërrijnë ankesa për praninë masive të minjve në kryeqytet. Qytetarë nga zona të ndryshme të Tiranës kanë denoncuar vazhdimisht mungesën e dezinfektimit dhe deratizimit, ndërsa situata duket se po del jashtë kontrollit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për pastrimin dhe deratizimin e zonës, përpara se problemi të kthehet në një rrezik real për shëndetin e qytetarëve dhe fëmijëve.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Një nënë surrogate mbeti e habitur pasi pa ultrazërin e saj.
Next Post: “Ndoshta halli më bëri që të të dashuroja”, Etleva ia thotë “troç” burrit

More Related Articles

Djali shpëtoi një të panjohur në lumë – 10 vite më vonë mori një telefonatë që i ndryshoi jetën LAJMEE
Çfarë pritet të ndodhë?! Irani i përgjigjet Pakistanit për propozimin e SHBA-ve për fundin e luftës LAJMEE
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri? LAJMEE
“Po argëtohem duke u tallur”, Zhaku, Iliri dhe Sara në televotim, fermerët nuk kursejnë akuzat për njëri-tjetrin LAJMEE
Aksidenti tragjik në Elbasan ku humbi jetën 7-vjeçari, familja hap dyert e mortit LAJMEE
Zjarrfikësi la shtëpinë të digjej – Kur hapën derën, ajo që gjetën brenda i la të gjithë pa fjalë! LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme