Skip to content

Feed Facts

Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit. I di vetë ajo veprimet e saj. Monika: Mos u merr me llafe grash, vjen këtu me thashethemet e Dumanit

Posted on June 24, 2026 By admin No Comments on Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit. I di vetë ajo veprimet e saj. Monika: Mos u merr me llafe grash, vjen këtu me thashethemet e Dumanit

Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e GJKKO-së.

Gjatë deklarimeve të tij, ish-presidenti mohoi çdo ndërhyrje politike apo ndikim në çështjen për të cilën akuzohet, duke thënë se veprimet e ish-bashkëshortes së tij i di vetë ajo.

Meta hodhi poshtë pretendimet për mesazhe apo komunikime me persona të përmendur në dosje, duke i cilësuar akuzat si shpifje dhe një histori të sajuar. Seanca po ndiqet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Meta: Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi.”

Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?

Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi thotë: Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?

Duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, që ndodhet në sallë.

Gjykata: Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni./Top Channel

Views: 3
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Tërmeti i fortë shkund vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra
Next Post: Rama u tha protestuesve “f*ck you”, reagojnë ashpër Demokratët Europianë

More Related Articles

Një domate në ditë nuk “çudit botën”, por ja çfarë përfitimesh reale ka LAJMEE
Eva Buzo rikthehet në Vlorë, rekordmenia shqiptaro-australiane nis sfidën e notit rreth ishullit të Sazanit LAJMEE
Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy fëmijë, Berisha bën deklaratën e fortë për Nikoll Radaçin: Njihet si LAJMEE
Mjekët e mbajnë sekret, por kjo recetë zhduk gungat kockore në kohë rekord LAJMEE
Ja në cilin vit u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri, rasti u publikua në revistën prestigjioze mjekësore LAJMEE
Këto janë efektet anësore të ujit me limon LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme