Skip to content

Feed Facts

Konflikti në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: 50 inxhinierë kinezë po mbahen të izoluar brenda, sot me zor u dërguam ushqim dhe ilaçe

Posted on May 22, 2026 By admin No Comments on Konflikti në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: 50 inxhinierë kinezë po mbahen të izoluar brenda, sot me zor u dërguam ushqim dhe ilaçe

Behgjet Pacolli ka denoncuar një ngjarje të rëndë, që sipas tij po ndodh brenda Aeroportit të Vlorës.

Sipas Pacollit, mbi 50 inxhinierë kinezë mbahen të izoluar në kampin që kompania e tij MABCO-s ka ngritur për strehimin e tyre.

Ai thekson se hyrja vazhdon të mbahet e bllokuar nga roje private, nën praninë e Policisë së Shtetit, duke mos lejuar punëtorët shqiptarë, inxhinierët dhe nënkontraktorët që kanë ndërtuar këtë aeroport, të hyjnë në vendin e tyre të punës.

Kurse inxhinierët që kanë mbetur brenda rrethimit të Aeroportit të Vlorës, sipas Pacollit, nuk lejohen të dalin normalisht dhe u është thënë se nëse duan të dalin për nevojat e tyre, nuk mund të kthehen më brenda.

“Këta njerëz nuk kanë ardhur në Shqipëri për t’u trajtuar si të dyshuar apo si të burgosur. Kanë ardhur për të punuar në një projekt strategjik”, shkruan Behgjet Pacolli.

Pacolli ka publikuar edhe disa fotografi që tregojnë situatën e rëndë të krijuar në zonën e aeroportit, pasi përfaqësues të kompanisë së tij sot me zor kanë mundur të fusin ushqime dhe ilaçe për këta inxhinierë të izoluar.

“Sot ata kërkuan ushqim dhe medikamente. Dhe vetëm me shumë vështirësi arritëm t’u dërgojmë ndihmë bazike. E gjithë kjo po ndodh para syve të institucioneve shtetërore. Jemi duke folë për shkelje serioze të të drejtave themelore njerëzore, të standardeve ndërkombëtare të punës dhe të çdo norme minimale të trajtimit dinjitoz të njerëzve. Asnjë konflikt kontraktual nuk mund të justifikojë izolimin e njerëzve dhe bllokimin fizik të stafit teknik në një kantier strategjik”, shkruan ai.

Behgjet Pacolli u bën thirrje institucioneve shqiptare të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund kësaj situate të turpshme, që siç thotë, po dëmton jo vetëm projektin, por edhe imazhin e Shqipërisë përballë partnerëve dhe investitorëve ndërkombëtarë.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Studimi ngre alarmin: Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm rrezikun e demencës dhe parkinsonit!
Next Post: Punonte në fermë/ U aksidentua në punë, shqiptari vdes pas katër ditësh në spital

More Related Articles

👉 Kur roja bregdetare zbuloi një objekt misterioz në fund të detit dhe e nxorri në sipërfaqe, askush nuk ishte gati për atë që do të shihnin brenda! LAJMEE
“Martinaj është vrarë dhe zhdukur kufoma”, Hoxha trondit: Kufoma u zhduk nga organizata më e madhe kriminale,Agasi ka LAJMEE
Kur mjeku më tha ‘Tani janë’” – Historia prekëse e një nëne që zbuloi diçka të jashtëzakonshme gjatë shtatzënisë me binjakë LAJMEE
​”Duan të më vrsin”/ Cllevio trndit te Grida Duma Podcast: Jetoj në bunker, ja pse lëviz me makinë të blinduar LAJMEE
“M’i gjen Edi në vend, fap-fap!”- Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës LAJMEE
1:46 A.M., my parents grinned as SWAT officers dragged me out in cuffs. My sister shoved her phone in my face, LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme