Skip to content

Feed Facts

Jo vetëm në Shqipëri – Lidhjet e Trump pas një projekti miliardësh në Ballkan

Posted on May 31, 2026 By admin No Comments on Jo vetëm në Shqipëri – Lidhjet e Trump pas një projekti miliardësh në Ballkan

Një kompani pak e njohur, me lidhje me figura të afërta me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është pranë sigurimit të kontratave energjetike me vlerë mbi 1 miliard dollarë në Ballkan, sipas një investigimi të publikuar nga The Guardian.

Bëhet fjalë për AAFS Infrastructure and Energy, një kompani që po synon të marrë koncesionin për ndërtimin dhe operimin e gazsjellësit të Interkoneksionit Jugor në Bosnjë dhe Hercegovinë, projekt që synon të zëvendësojë furnizimin me gaz rus me gaz natyror të importuar nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas gazetës britanike, kompania nuk ka histori të njohur në realizimin e projekteve infrastrukturore të kësaj shkalle, por ka lidhje të drejtpërdrejta me persona të afërt me Trump.

Mes përfaqësuesve të saj janë avokati amerikan Jesse Binnall, i njohur për mbrojtjen ligjore të Trump-it dhe familjes së tij në çështje politike, si dhe Joe Flynn, vëllai i ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

Të dy kanë qenë të përfshirë në përpjekjet për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2020.

The Guardian shkruan se zyrtarë amerikanë u kanë bërë të qartë autoriteteve boshnjake se administrata Trump mbështet fuqishëm projektin dhe përfshirjen e AAFS-së në të.

Investigimi argumenton se rasti pasqyron një model të ri të ndërthurjes së politikës së jashtme me interesat private të njerëzve pranë administratës amerikane.

Në qendër të projektit është gazsjellësi i Interkoneksionit Jugor, një nismë që prej vitesh mbështetet nga Washingtoni për të reduktuar varësinë e Bosnjës nga gazi rus dhe ndikimin e Moskës në rajon.

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, projekti përfshin rreth 300 milionë euro investime për gazsjellësin dhe rreth 900 milionë euro të tjera për tre termocentrale, duke e çuar vlerën totale në afërsisht 1.2 miliard euro.

Një tjetër element që ka nxitur debat është fakti se legjislacioni i miratuar në Bosnjë gjatë muajit mars parashikon që AAFS të jetë kontraktori i projektit, pa një procedurë konkurruese tenderimi.

Organizata Transparency International paralajmëroi se një praktikë e tillë, në një vend me nivele të larta korrupsioni, mund të ketë “pasoja katastrofike” për projekte strategjike të kësaj natyre.

Investigimi lidh gjithashtu zhvillimet me liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili sipas gazetës ka intensifikuar përpjekjet për të ndërtuar ura me administratën Trump.

Sipas The Guardian, pas heqjes së sanksioneve amerikane ndaj tij dhe kontakteve me figura pranë presidentit amerikan, Dodik ka sinjalizuar se nuk do të bllokojë projektin energjetik.

Për momentin, projekti mbetet në fazën e negociatave, por sipas gazetës britanike, AAFS duket më pranë se kurrë marrjes nën kontroll të një prej projekteve më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: ‘Nesër live’, Rama paralajmëron: Do them të vërtetat për “Zvërnecin”
Next Post: Detajet/ E vërteta pa filtra për Zvërnecin dhe lidhjet me Edi Ramën

More Related Articles

Aeroplani i zhdukur gjendet pas dekadash – Shkencëtarët habiten kur shohin se çfarë ka brenda… LAJMEE
Vjosa Osmani nuk ka te ndalur, prap e sulmon Albin Kurtin, ja çka thote per te LAJMEE
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera LAJMEE
“Furgoni i vjedhur gjendet pas shumë vitesh – Policia tronditet nga ajo që gjeti brenda!” LAJMEE
Fluturime të anuluara, dhe valixhe dore me pagesë, BE gati të ndryshojë rregullat për pasagjerët, ja çfarë ndryshon LAJMEE
Roja Bregdetare gjen ngarkesën e humbur të një anijeje. Pastaj zbulon se çfarë është ajo. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme