Skip to content

Feed Facts

Jetski kalon pranë pushuesve në plazhin e Spillesë

Posted on May 31, 2026 By admin No Comments on Jetski kalon pranë pushuesve në plazhin e Spillesë

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një tjetër rast shqetësues nga bregdeti shqiptar, këtë herë në plazhin e Spillës në Kavajë, ku një jetski shihet duke lëvizur shumë pranë vijës bregdetare dhe pushuesve që ndodheshin në ujë.

Nga pamjet duket qartë se mjeti kalon në një distancë tepër të afërt me personat që po laheshin, duke ngritur pikëpyetje serioze për respektimin e perimetrit të sigurisë në zonat e plazhit.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi JOQ Albania publikoi pamje nga Velipoja, ku një tjetër jetski kryente manovra të rrezikshme pranë pushuesve, ndërsa një javë më parë u denoncua edhe rasti i një mjeti lundrues në Dhërmi që lëvizte pranë zonës së larjes. Pas publikimit të atij rasti, Policia Kufitare identifikoi drejtuesin dhe e ndëshkoi me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj, duke bllokuar gjithashtu mjetin.

Megjithatë, raste të tilla vijojnë të raportohen nga qytetarët, duke krijuar përshtypjen se shkelja e rregullave të sigurisë në plazhe po kthehet në një fenomen të zakonshëm.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të tragjedive të së kaluarës, mes tyre aksidenti fatal i verës së vitit 2022, kur 7-vjeçarja Jolanda Avdiaj humbi jetën pasi u godit nga një skaf pranë zonës së pushuesve.

Qytetarët kërkojnë kontrolle më të rrepta dhe monitorim të vazhdueshëm të mjeteve lundruese gjatë sezonit turistik, në mënyrë që plazhet të jenë të sigurta për familjet dhe fëmijët që frekuentojnë bregdetin shqiptar.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Shqipëria nuk shitet”, protestë për Zvërnecin në Tiranë
Next Post: Kjo mësuese humbi çantën e saj në një restorant fast-food. Nuk e priste kurrë mënyrën se si ia kthyen.

More Related Articles

LAJMI I FUNDIT/ Alarm për b*mbë në qendrën tregtare “Toptani” LAJMEE
Vijon revolta para Kryeministrisë! Sot protesta e 6 qytetare. Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Ja 5 kërkesat për qeverinë LAJMEE
👉 Foto 110-vjeçare e Titanic sinking zbulohet pas dekadash… ekspertët mbeten pa fjalë kur e zmadhojnë 😳 LAJMEE
“Kur kjo nënë e tre fëmijëve bëri një test ADN-je, rezultati tronditës i bëri t’i bjerë zemra në fund të barkut.” LAJMEE
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në kodra dhe zonat me ullishte LAJMEE
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme