Skip to content

Feed Facts

Flet Stresi, tregon planet në politikë: Ju tregoj a do bëhem deputet

Posted on May 30, 2026 By admin No Comments on Flet Stresi, tregon planet në politikë: Ju tregoj a do bëhem deputet

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili kandidon për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, deklaroi se që në klasë të katërt fillore ndjek PD-në. Në një intervistë për “A2 CNN”, gjatë Kuvendit të PD-së, ai tha se objektivi i tij është të jetë afër rinisë dhe problematikave të saj, kur u pyet nëse synon të kandidojë për deputet në zgjedhjet e radhës.

“Për herë të parë po e them ekskluzivisht tek ju që kam që në klasë të katërt fillore dhe deri tani që ndjek Partinë Demokratike. Vij nga një familje që nuk shesim idealet tona, jemi të qëndrueshëm, të vendosur dhe çfarëdo që ndodhë unë prapë do jem mbështetje të Partisë Demokratike nga fillimi dhe deri në fund. Nuk kam ardhur për një katapultë në politikë. Këtë përgjegjësi e kam marrë vetë, të jem afër të rinjve. Unë vij nga rruga, nga jeta reale, nga muzika dhe më së shumti e di unë se çfarë do rinia. Kam një objektiv timin, të cilin do ta realizoj edhe jam këtu sot, kandidoj për Këshillin Kombëtar, për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Unë do merrem me të gjithë e rinjtë demokratë nga Tropoja deri në Sarandë”, tha ai

Ai shtoi se nuk e sheh politikën si një shkëputje nga arti, dhe theksoi se PD do të rikthehet fuqishëm në 2029-n.

“Politika ka qenë hobi im. Po rikthehemi më fuqishëm. Do jemi në terren për të gjitha hallet që të rinjtë janë të papërfaqësuar aktualisht edhe jam gati të bisedoj me ta, të jem me ta për çdo padrejtësi edhe po e them këtu që do jemi shumë më të fuqishëm kësaj radhe. Me doemos që do vijë ajo ditë. Shpresojmë të vijë sa më shpejt. Po punojmë fort, dash Zoti. Shqiptarët ndërgjegjësohen edhe do fitojnë patjetër”.

Duke komentuar Kuvendin, ai vlerësoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe e cilësoi sloganin “Ripërtëritje” si të qëlluar për momentin aktual të partisë.

“Mendoj që kemi pasur nevojë për këtë ripërtëritje. Patjetër që është slogan i gjetur. Mendoj do ketë ndryshime. Rinia është gati të zëjë vendet. Ata që meritojnë, ata që kanë kontribuar për Partinë Demokratike, ata që janë vlerësuar nga Partia Demokratike, janë të gjithë sot këtu”.

Sa i përket formës së të bërit politikë, ai theksoi se ajo duhet të zhvillohet si në institucione, ashtu edhe në terren, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të bashkohen.

“Ka dy lloj politikanësh mendoj unë. Janë ata në zyrë, janë ata në terren, janë ata që janë shumë afër popullit dhe unë mendoj që do jem në terren afër popullit siç e thashë dhe i bëj thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë kudo që janë anë e mbanë Shqipërisë, diasporës, të kthehen tek foleja e tyre, tek Partia Demokratike. Jemi një familje gjithmonë në familje ka mos pajtime po kjo është familja. I ftoj të gjithë edhe ata që kanë ikur nga Partia Demokratike, të rinjtë të kthehen tek foleja, sepse jemi gati dhe do kthehemi shumë fuqishëm”.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Sipas studimeve të fundit, shtatzënia në këtë moshë sjellë fëmijët më të zgjuar
Next Post: Përplasje dhe kaos në Zvërnec: Banorët tentojnë të shkulin rrethimin, policia përgjigjet me spraj

More Related Articles

Gruaja Kthehet Në Shtëpi Dhe Gjen Një “Vezë” Të Çuditshme Të Varur Në Tavanin e Dhomës LAJMEE
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, nafta ulet me 10 lekë LAJMEE
Pimple LAJMEE
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze LAJMEE
👉 Kjo vajzë kishte vetëm disa muaj jetë… por kur mjekët panë skanerin e trurit, gjithçka ndryshoi! 😳 LAJMEE
Gerta Shino zbulon kush është “trimi” i policisë private, zbulohet detajet e bujshme LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme