Skip to content

Feed Facts

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

Posted on June 4, 2026 By admin No Comments on ‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

Një denoncim i publikuar nga gazetari dhe blogeri Olti Curri ka rikthyer në vëmendje akuzat për presion ndaj administratës publike për pjesëmarrje në aktivitetet e Kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Instagram, Curri ka ndarë mesazhin e një personi që pretendon se punon në administratën publike në Sarandë.

Sipas tij, punonjësve u është dhënë urdhër që të paraqiten në një aktivitet në Vlorë, ku do të marrë pjesë dhe të flasë kryeministri Rama.

“Përshëndetje Olti, si je? Ore po na detyrojnë të vemi nesër në orën 6 në Vlorë se do llapi Rama. Punoj në administratë në Sarandë. Urdhër i prerë, nisja nga Saranda në orën 3. Autobuzat filluan listat me detyrim. Postoje pak të lutem se me këta s’paska punë. Dil ti prit të gjatin se kemi urdhër”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Curri.

Sipas denoncuesit, pjesëmarrja nuk është vullnetare, por e organizuar përmes listave të hartuara nga drejtuesit dhe me detyrim për punonjësit e administratës.

Ky nuk është rasti i parë kur ngrihen akuza të tilla. Vetëm pak ditë më parë, në redaksinë e Boldnews mbërriti një tjetër denoncim, sipas të cilit strukturave lokale u ishte kërkuar të hartonin lista me emrat, mbiemrat dhe numrat e telefonit të personave që do të merrnin pjesë në takimin e kryeministrit në Vlorë.

Në mesazhin e siguruar nga Boldnews thuhej se pjesëmarrësit do të kontaktoheshin më pas nga selia për konfirmim, ndërsa kërkohej që listat të përfshinin jo vetëm punonjës institucionesh, por edhe persona jashtë tyre, me qëllim sigurimin e një pjesëmarrjeje sa më të lartë.

Denoncimet kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit të aktiviteteve politike dhe përdorimin e administratës publike për të garantuar pjesëmarrje masive.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Next Post: “Rama në burg, Berisha në burg”/ Thirrje kundër gjithë klasës politike në protestën për Zvërnecin

More Related Articles

Temperaturat ekstreme deri në 40 gradë celcius! Meterologia Porja: Kulmi i valës së të nxehtit pritet ne LAJMEE
Sot është një shqiptar shume i njohur, e njihni dot vogëlushin në foto LAJMEE
Pamje dramatike/ Kamioni buzë humnerës, rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur LAJMEE
Nëna humbi unazën e martesës në 2002 – dikush ia solli në derë pas 23 vitesh LAJMEE
Story: 44 years of marriage LAJMEE
Një Makine Elektrike e Djegur Përfundon Në Skrap — Por Punëtorët Gjejnë Diçka Krejtësisht Të Papritur LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme