Çifti nga Shijaku kërkon ndihmë: Zonja e verbër, burri me diabet dhe i paralizuar

3 Views

Një qytetare nga Shijaku ka kërkuar ndihmë publike përmes një mesazhi drejtuar redaksisë tonë, duke përshkruar situatën e vështirë ekonomike dhe shëndetësore në familjen e saj.

Ajo dhe bashkëshorti jetojnë në kushte të rënda ekonomike, duke u mbështetur vetëm në një pension prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra në muaj. Gruaja shprehet se gjendja shëndetësore e të dyve është e rënduar, pasi bashkëshorti vuan nga diabeti dhe është i paralizuar ndërsa vetë është e verbër.

Qytetarja thotë se çdo ditë përballen me vështirësi të mëdha për trajtimin dhe jetesën, prandaj bëjnë apel për ndihmë nga kushdo që ka mundësi të kontribuojë.

Ajo thekson se çdo ndihmë do të ishte e vlefshme për familjen e saj në këtë situatë të vështirë.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje joq! Jam nje zonje nga Shijaku dhe kerkoj ndihmen e shqiptarve ku do qe ndodhen per bashkshortin tim. Jemi ne nje gjendje te mjerushme ku e shikoni dhe vete gjedjen e burrit tim

Edhe un po ashtu jam me nje sy. Kemi vetem nje pension 100mi lek te vjetra ne muaj. Ju lutem me dor ne zemer kerkoj cfar do lloj ndihme. Burri vuan nga diabeti eshte i paralizuar. Ju lutem me ndimoni 0685126562

Leave a Comment