Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka v dekur

11 Views

Një avion i Forcave Ajrore Indiane është rrëzuar në Stacionin Ajror Jorhat, në Assam, gjatë një tentative uljeje, ku dyshohet se piloti ka humbur jetën

Mediat lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një avion transporti tip AN-32, i përdorur kryesisht për transportin e personelit dhe furnizimeve ushtarake.

Aksidenti ndodhi teksa avioni po përpiqej të ulej në bazën ajrore Jorhat, e cila ndodhet rreth 120 kilometra nga kufiri me Kinën.

Sipas informacioneve të para, piloti dyshohet se ka humbur jetën, ndërsa autoritetet nuk kanë publikuar ende një bilanc zyrtar mbi viktimat apo shkaqet e rrëzimit.

Forcat Ajrore Indiane pritet të nisin një hetim për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Top Channel

Leave a Comment