Skip to content

Feed Facts

A po e injoron qeveria krizën e çmimeve? Civici: Në qershor do të ketë paketë mbështetëse

Posted on April 26, 2026 By admin No Comments on A po e injoron qeveria krizën e çmimeve? Civici: Në qershor do të ketë paketë mbështetëse

Një sërë qeverish, të shteteve të vogla dhe të mëdha kanë marrë masa konkrete për të amortizuar kostot nga rritja e çmimeve. Konkretisht vendet e rajonit kanë reaguar në disa drejtime

Në Shqipëri qeveria uli vetëm pesë ditë akcizën për çmimin e naftës, që kaloi çmimi prej 220 lekë. Por a po e injoron qeveria krizën e çmimeve?

“Kjo luftë duket se nuk po mbaron. Ndaj në këto kushte me këtë realitet të ri, qeveria do të detyrohet që të hartojë një paketë mbështetëse, unë jam i bindur që ajo do të jetë gati në qershor. Sado ta vonojë qeveria këtë paketë ajo do të jetë e detyruar ta hartojë, pasi efektet po përshkallëzohen dhe mbi të gjitha nuk ka më kthim pas të çmimeve. Duket sikur jemi përballë një rendi të ri botërore, ku minimalisht çmimi i naftës nuk pritet të ulet”,  tha Enio Civici ekspert ekonomie në Vizion Plus.

Sipas Civicit shumë shtete kanë marrë masa të kombinuara ndaj dhe qeveria duhet të shohë në dy drejtime.

“Vetëm një ulje akcize kur kalon kufirin 220 lekë nuk mjafton. Unë jam i mendimit se duhet një politikë e re taksash ose ulje apo pezullim të përkohshëm, e kombinuar  me një paketë mbështetëse për sektorët apo familjet në nevojë. Vetëm një masë nuk mjafton”,  tha Civici.

Edhe eksperti i ekonomisë Enio Civici është i mendimit se sektori i bujqësisë duhet të jetë në vëmendje, madje sipas tij edhe skema e mbështetjes së naftës pa taksa do të rikthehet, në një tjetër formë, formula e të cilës ende nuk është përcaktuar.

Views: 4
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Nëndetësja shfaqet në mes të qytetit, pastaj punëtorët e mirëmbajtjes shikojnë brenda.
Next Post: 3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor

More Related Articles

Plas lufta?! Të shtëna në Ngushticën e Hormuzit, SHBA dhe Irani hapin zjarr “të kufizuar” ndaj njëra-tjetrës LAJMEE
Tronditet qeveria! Del fotoja qe Rama nuk do donte ta shihte! LAJMEE
👉 Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte! 😳 LAJMEE
Gruaja trashëgon hambarin e vjetër të babait, pastaj zbulon një shënim që i thotë të hapë derën e… LAJMEE
Aksident i rëndë në Dibër, një person ka humbur jetën, 3 të plagosur LAJMEE
Nëse hani hurma arabie me qumësht për 7 ditë, nuk do ta besoni çfarë i ndodh trupit tuaj LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme