Skip to content

Feed Facts

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Posted on May 9, 2026 By admin No Comments on Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme çmimet e karburanteve.

Bordi i Transparencës në datë 9 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%./Top Channel

Views: 10
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: 👉 Babai del për darkë me vajzën… por një shënim nga të huajt e bën të shpërthejë në lot
Next Post: Izraeli paralajmëron këtë shtet: Ikni nga shtëpitë, do të ketë sulme të reja

More Related Articles

Djali vendos kamerë për të zbuluar pse nëna nuk fle në dhomën e saj – Pamjet e filmuara i lënë të shokuar! LAJMEE
Detaje nga vrasja e biznesmenit në Sarandë, kush ishte “molla e sherrit”? LAJMEE
👉 Punëtorët gjetën një kuti të varrosur — ajo që panë brenda i la pa fjalë! 😳 LAJMEE
Macja jonë nuk iu nda kurrë foshnjës sonë – dhe kjo çoi në një zbulim tronditës që ndryshoi gjithçka. LAJMEE
Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës LAJMEE
“Kryeministri në rrezik”/ Trondit gazetari: Frikë se mund të eleminohet nga grekët ose… LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme