Skip to content

Feed Facts

Rama u tha protestuesve “f*ck you”, reagojnë ashpër Demokratët Europianë

Posted on June 24, 2026 By admin No Comments on Rama u tha protestuesve “f*ck you”, reagojnë ashpër Demokratët Europianë

Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në intervistën e tij për Financial Times, ku shau protestuesit duke i thënë “fuck you”.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Demokratët Europianë shprehen se Rama iu përgjigj protestuesve me akuza, shmangie të përgjegjësisë dhe gjuhë përçmuese, në vend që të adresonte shqetësimet e tyre.

Në reagim theksohet se kur qytetarët ngrenë pyetje mbi tokat e mbrojtura, pastrimin e parave dhe përdorimin e pushtetit, përgjigjja duhet të jetë transparenca dhe respekti, jo fyerjet.

“Në intervistën e tij për Financial Times, Edi Rama iu përgjigj qytetarëve që protestojnë kundër resortit të lidhur me Kushnerin me akuza, shmangie të përgjegjësisë dhe përçmim. Të quash sheshin një komplot të huaj, ose t’u përgjigjesh me “fuck you” atyre që kërkojnë përgjigje, nuk është udhëheqje. Kur njerëzit pyesin për tokat e mbrojtura, pastrimin e parave dhe pushtetin, demokracia kërkon respekt. Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet. Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike Europiane.

Views: 3
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit. I di vetë ajo veprimet e saj. Monika: Mos u merr me llafe grash, vjen këtu me thashethemet e Dumanit
Next Post: Njihuni me parashikimin e motit për ditën e nesërme/ Zbuloni sa do të arrijnë temperaturat ‘afrikane’

More Related Articles

“Kam prova video”/ Kush e drejtoi protestën drejt Rinasit! Dalin detajet e para LAJMEE
Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, ‘koka’ e grupit i arrestuar në 2025 për vrasje në Itali LAJMEE
PAMJET ME DRON/ Mijëra qytetarë marshojnë në ditën e tetë të protestës: Ju erdhi fundi, Rama ik! LAJMEE
Ajo ishte e martuar për 30 vjet dhe nuk e kishte idenë kush ishte burri i saj.Misteri i Bob Robinson LAJMEE
I fundit, Rama me nje lajm te papritur LAJMEE
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme