Skip to content

Feed Facts

Rama nis tërheqjen?! Do nxjerrim mësime nga pjesa e çiltër e protestës!

Posted on June 15, 2026 By admin No Comments on Rama nis tërheqjen?! Do nxjerrim mësime nga pjesa e çiltër e protestës!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestës kundër projektit të investimit në Sazan dhe Zvërnec, duke deklaruar se ajo ka humbur qëllimin fillestar dhe po shndërrohet në një lëvizje që dëmton interesat e vendit. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se protestuesit janë të lirë të shprehin pakënaqësitë e tyre, por akuzoi organizatorët se po godasin imazhin e Shqipërisë, po ndikojnë negativisht në turizëm dhe po nxisin sjellje ekstremiste:

Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.2. Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.

3. Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.4. Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.

5. Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre.

Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy:

Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë?

Views: 4
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Largimi nga studio/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP i Madh, produksioni më hoqi me dhunë
Next Post: Temperaturat ekstreme deri në 40 gradë celcius! Meterologia Porja: Kulmi i valës së të nxehtit pritet ne

More Related Articles

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri? LAJMEE
Socialistja korçare vulos në trup emrin e Edi Ramës dhe të Romina Kukos LAJMEE
Vëllezërit Peshkojnë Qetësisht – Ajo Që Kapën Kamerat Është E Pabesueshme! LAJMEE
Si mund të mbrohemi nga gurëzat? LAJMEE
PLAS KEQ! Monika Kryemadhi i nxjerr te fshehten Lulzim Bashes, ja cfare ka bere LAJMEE
Upss/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flor Mumajesit? LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme